Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

644 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi ne Londer per Dembele. Jane hedhur bazat e para, Belgu i ka thene po Interit: ja detajet!

Interi ne Londer per Dembele. Jane hedhur bazat e para, Belgu i ka thene po Interit: ja detajet!
Inter Club Staff

Interi duket se e ka shume seriozisht per Mousa Dembele, mesfushorin e Tottenham.

Belgu, i cili eshte i datelindjes 1987, ne karrieren e tij i ka mbuluar te gjithe rolet e mesfushes por ndonjehere ka luajtur edhe ne sulm madje edhe si sulmues pyke.

Por tashme prej vitesh ka kaluar ne Premier League dhe eshte nje nga mesfushoret mbrojtes me te mire te kampionatit duke luajtur ne qender te nje formacioni 4-2-3-1 te Pochettinos.

Pikerisht ne ate rol, perkrah Marcelo Brozovic deshiron ta kete Luciano Spalletti: Dembele, ashtu si Kevin Strootman, gjuan me te majten. Eshte nje detaj jo per tu nenvlersuar ne mesfushen e ardhshme zikalter.

Nderkohe, vijne konfirmime pas konfirmimesh per sa i perket tratatives ndermjet zikalterve dhe Spurs per belgun qe ka nje kontrate ne skadence ne 2019.

Blitzi ne Londer i Ausilio dhe Gardinit sipas Corriere dello Sport ka qene shume i frutshem:

“Klubi zikalter ka hedhur bazat per belgun i cili ka manifestuar qarte interesin e tij per tu transferuar tek Interi por gjithashtu i ka thene Interit se nuk do te kete nje tratative te thkesjte me Tottenham.”

Ausilio, qe njeh Daniel Levy prej kohesh e di se sa aftesi ka ai ne tratativa por gjate ketij takimi, ai eshte njohur me dy detaje:

1) Dembele ka oferta edhe nga klube te tjera (disa skuadra kineza jane gati ta mbulojne me para

2) Largimi i Zinedine Zidane nga Real Madrid mund te dergoje atje Pochettinon i cili pelqehet nga madrilenet dhe me te mund te shkoje edhe Dembele.

Gjithesesi, Dembele nepermjet agjentit e tij ka konfirmuar deshiren e tij per tu transferuar tek Interi, por duhet bindur Tottenham qe nuk ka ndonje nxitim per ta shitur. Skuadra londineze mund te beje edhe nje sulm te papritur dhe ti ofroje lojtarin rinovimin, edhe pse belgu duket me i predispozuar per nje eksperience te re.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.