Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi ne sulm per nje super talent brazilian: Ja kush eshte Kenedy! Tani mund te mbyllet…

Interi ne sulm per nje super talent brazilian: Ja kush eshte Kenedy! Tani mund te mbyllet…
Inter Club Staff

Interi eshte gati per nje tjeter goditje te madhe ne sektorin e te rinjve. Zikalterit po mendojne shume per te ardhmen. Emri i ri eshte ai i brazilianit Kenedy, sulmues i ri i klasit 1996 i cili luan tek Fluminense.

Per kete ka folur specialisti i merkatos Alfredo Pedulla, e sipas tij, Interi ka qene gjithmone i bindur per ta blere ate: “Kenedy dhe Inter, nje martese qe mund te celebrohet. Kontaktet me Fluminense jane shume te rendesishme qe tani, dhe klubi zikalter po e mendon seriozisht qe te nxitoje per te siguruar sherbimet e tij ne javet e ardhshme. Kenedy eshte nje lojtar qe luan me kemben e majte, i datelindjet 1996 e sapo i ka mbushur 19 vjec vetem nje jave me perpara. Ai krahasohet prej karakteristikave me Robben dhe Bale. Eshte perfekt per 4-2-3-1, por eshte adapt edhe per skema te tjera. Ka fantazi dhe teknike tipike braziliane. Ne kampionatin e fundit Amerikano Jugor U 20 i ka cmendur te gjithe duke i shenuar nje gol te mrekullueshem Venezueles dhe duke mahnitur me aftesite e tij. Kontrata e tij skadon ne vitin 2019 dhe kartoni eshte 60% i Fluminenses dhe 40 ne prone te tije. E kenedy e di qe tani se Interi po e kerkon dhe ai eshte i gatshem te levize. Nje interes qe natyrisht e ben te lumtur, dhe ai duket sikur e ka karakterin e duhur per te zbarkuar ne Europe. Kualiteti nuk mungon aspak, me siguri do te degjojme te reja shum shpejt per te.”

Goli i Kenedy me Brazilin ndaj Venezueles ne Kupen e Amerikes Latine U20.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.