Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

928 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi nuk heq dorë nga Joao Mario: 30 milionë! Portugezi i kërkuar nga Suning?

Interi nuk heq dorë nga Joao Mario: 30 milionë! Portugezi i kërkuar nga Suning?
Rinor Sopaj

Pas vështirësive për të arritur tek Candreva dhe Berardi, Interi është vënë pas Joao Mario, numrit 10 të kombëtares portugeze, finalist në Evropianin që po zhvillohet në Francë. Sportingu në prag të këtij turneu e ndërroi klauzolën e lojtarit. Nga 45 milionë sa ishte më herët në 60 milionë, pra tashmë në Lisbonë duhet të shfaqesh me një ofertë fillestare prej 40 milionësh. Interi, pas ofertës së parë, ka vendosur që ta rris ofertën në 25 milionë plus 5 bonuse dhe mundësinë që ta vendosë në tavolinë edhe kartonin e të riut Pedro Delgado i cili vlerësohet 2,5 milionë. Pra, në total 32,4 milionë që për Sportingun nuk janë të mjaftueshëm për ta pranuar largimin e tij. Interi po provon që t’i shfyrtëzojë raportet e mira me agjentët portugezë në mënyrë që të ulen kërkesat e klubit portugez. Pini Zahivi dhe Kia Joorabchian janë referentë të përsosur, sepse Suning tashmë ka kryer operacione me ta por me klubin tjetër Jiangsu. Por, avancimi i Portugalisë në Evropian nuk e bën më të lehtë këtë operacion dhe pikërisht për këtë Sportingu nuk po ngutet. Joao Mario është një investim i cili Suningut do t’i pëlqente ta bënte, ashtu si Gabriel Jesus. Të rinj me kualitet.

(Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.