Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi nuk trembet por hidhet ne sulm. Marotta i ben paralajmerimin e forte Lautaros: “Kur te skadoje klauzola…”

Interi nuk trembet por hidhet ne sulm. Marotta i ben paralajmerimin e forte Lautaros: “Kur te skadoje klauzola…”
Inter Club Staff

Barcelona vazhdon ta provoje, duke pasur nje arme te forte marreveshjen prej pese vitesh me lojtarin te arritur qe ne muajin shkurt.

Por e ardhmja e Lautaro Martinez mbetet e gjitha per tu shkruar sepse nuk ka asgje te sigurt ne te.

Sulmuesi argjentinas do te shkonte me deshire ne Katalunje, por per momentin, nuk eshte se ka dhene sinjale se do te forcoje doren me Interin per tu larguar.

Por nderkohe klubi zikalter ka bere nje paralajmerim shume te forte dhe te qarte, ashtu si zbulon Calciomercato.com dhe Andrea Romano.

Marotta, ne rast se Barcelona nuk do te paguaje 111 milione eurot e kerkuara brenda dates 7 korrik (date e skadences se klauzoles), po pret nje sinjal nga lojtari edhe per rinovimin.

“Qe ne muajin shkurt ai i ka dhene dakordesine e tij Barcelones per kontraten prej 5 vitesh me rreth 10 milione euro ne sezon.”

“Por ai i ka treguar Barcelones se nuk do te arrije deri ne ate pike sa te prishe mardheniet me zikalterit per tu larguar.”

“Nuk ben presion dhe per momentin po pret vendimin qe do te marrin klubet, por eshte e qarte tashme se Marotta ka bere paralajmerimin e tij.”

“Nese deri ne daten 07 korrik nuk do te vije asnje oferte 111 milione euroshe nga Barcelona, atehere ai duhet te ktheje nje pergjigje.”

“Drejtuesit zikalter i kane lene afet deri ne daten 15 korrik per oferten e rinovimit nga ana e Interit. Te pakten kete i ka kerrkuar Marotta pa shume lojra fjalesh.”

“Oferta e zikalterve nuk do te jete e vlefshme deri ne pafundesi dhe lojtari me zikalterit ka edhe 3 sezone te tjera kontrate.”

“Interi eshte e siguruar nga kjo pjese, dhe nese Lautaro do te qendroje ne Milano, do ishte dicka me e zgjuar nese e bente kete gje.”

“Kjo sepse aktualisht ai eshte nje lojtar i paguar pak ne skuadren zikalter nese peshojme edhe rendesine qe ai ka per klubin e Interit.”

“Oferta e Interit do e kthente Lautaron ne nje nga lojtaret me te paguar ne skuader, edhe pse Lukaku dhe Eriksen do te ishin ende siper tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.