Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

1,125 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi po kerkon nje portier: prova eshte dhene! Ja 4 altarnativat e Ausilios, por endrra ka nje emer!

Interi po kerkon nje portier: prova eshte dhene! Ja 4 altarnativat e Ausilios, por endrra ka nje emer!
Inter Club Staff

Jan Oblak eshte ne krye te listes se deshirave per te zevendesuar Samir Handanovic tek Interi. 

Kete gje e tregojne sot mediat italiane te cilat zbulojne se si portieri i Atleticos mund te vendose te mos rinovoje kontraten ne skadence ne 2021.

E keshtu, Interi mund te arrije te krijoje nje fare dyshe portieresh si Szczesny-Buffon me Handanovic  qe per nje vit do te kape moshen 35 vjecare.

“Qe Ausilio po mendon qe tani per nje pasardhes te Handanovic, kjo gje dihet me kohe sepse u pa edhe tek tratativa per Lunin, portierin e Kombetares Ukrainase qe perfundoi tek Real Madrid.”

“Nuk eshte nje cudi qe Interi po mendon per nje zevnedesues te Handes, duke pare edhe rendimentin e tij kohet e fundit.”

“Por per porten e Interit, duket se ka kater alternativa per Ausilion pervec Oblak.”

“I pari eshte Lafont, portieri qe luan tek Fiorentina ne kete moment.”

Image result for lafont fiorentina

“I dyti eshte portieri titullar i Cagliarit, Cragno.”

Image result for cragno cagliari

“Sergio Rico nderkohe eshte nje emer tjeter qe pelqehet dhe portieri i Sevillas eshte dhene nje vit ne huazim tek Fulham.”

Image result for sergio rico

“Pastaj i fundit eshte Alphonse Areola, i mbyllur nga Buffon tek PSV dhe tratativa per rinovimin e tij eshte bllokuar pikerisht nga kjo.”

Image result for areola

Natyrisht qe ne nga ky moment deri ne fund te ketij sezoni, portieri titullar i Interit do te jete Handanovic, por nje zevendesim i tij mund te vije qe nga sezoni i ardhshem kur Handanovic do te kete kapur moshen 35 vjecare.

Edhe pse Handa nuk ka kaluar nje moment shume te mire kohet e fundit, askush ne kampin zikalter nuk ka vene ne diskutim vlerat e tij.

Nje moment jo mund ta kaloje edhe nje lojtar i kalibrit te tij qe per hir te vertetes ka shpetuar Interin jo pak here nga pesimi i golave te sigurt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.