Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 18, 2019

Scroll to top

Top

636 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi po kerkon nje Salah per Spallettin: dy jane emrat me te perfolur!

Interi po kerkon nje Salah per Spallettin: dy jane emrat me te perfolur!
Inter Club Staff

Interi po kerkon ‘nje Salah’ per Spallettin, ose te jemi me te sakte, po kerkon nje sulmues te djathte qe gjuan me kemben e majte dhe te jete i afte te hyje ne zone e te kete mundesi te hyje ne zone me kemben e tij te preferuar. 

Kjo per ti krijuar vetes mundesi gjuajtje, por edhe per ti dhene mundesi Cancelos te depertoje ne zone e te mbylle aksionin me nje gjuajtje ose assist.

Sipas Tuttisoport, ne kete sens, Interi ka vene objektivat e pare per veren.

Ne listen e Ausilios eshte mbi te gjitha Lamela (Tottenham) dhe Marlos (Shakhtar Donetsk).

“Lamela nuk eshte nje titullar i garantuar tek Tottenham pas pese sezonesh ne Premier League dhe mund te kete deshire te rikthehet ne Serie A dhe per te lene Londren – lexohet ne faqet e Tuttosport -.”

“Por Marlos eshte lojtari qe pelqehet me shume nga Ausilio qe ka vite qe e ndjek lojtarin. Braziliani i naturalizuar si ukrainas (ka luajtur me kombetaren e Shevchenkos), ne 7 qershor do te mbushe 30 vjec, nuk eshte i ri, por eshte nje element me cilesi te medha dhe qe ka rendiment.”

“Mbi shpine ka disa vite eksperience (ka ardhur ne Europe ne vitin 2012) dhe ka luajtur plot 62 ndeshje ne kompeticionet europiane. Ne kete sezon Marlos ka shenuar 17 gola ndermjet kampionatit dhe kupes si dhe ka dhene 12 assist, gjuan me te majten dhe dashuron te futet ne qender.”

Related image

“Profili i tij eshte perfekt per Spallettin, por ka nje kontrate qe skadon ne 2019 dhe Shakhtar kerkon 20 milione per te.”

“Interi kete shume e konsideron teper te madhe duke mare parasysh moshen e lojtarit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.