Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi po mendon per rikthimin e Kovacic. Pak hapsire tek Real, kroati hap rrugen per transferimin?

Interi po mendon per rikthimin e Kovacic. Pak hapsire tek Real, kroati hap rrugen per transferimin?
Inter Club Staff

Ausilio ishte ne Paris per PSG-Real Madrid, Kovacic eshte nje nder lojtaret qe po mbahen ne vezhgim per sezonin e ardhshem.

Interi eshte shume e perqendruar per te pergatitur me se miri ndeshjen ndaj Napolit dhe te rikthehet tek seria pozitive e rezultateve me qellim Champions League, por nderkohe, njerezit e merkatos zikalter po levizin qe tani per sezonin e ardhshem.

Sic eshte bere me dije disa dite me pare, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, te marten ishte ne Parco dei Principi per te pare PSG-Real Madrid, por edhe per te pare nga afer disa nga lojtaret qe klubi zikalter i pelqen shume. Ideja eshte ajo e krijimit te disa raporteve me klubin francez per veren ku do te kerkohen disa element nga ata. Pasi eshte siguruar Lautaro Martinez dhe po behen hapa shume perpara drejt De Vrij dhe Asamoah me parameter zero, po mendohet per nje blerje te rendesishme ne mesfushe.

Tre lojtare po vezhgohen nga afer nga Ausilio ne prag te sezonit te ardhshem, por ne mes tyre eshte edhe nje njohje e vjeter e Interit: Mateo Kovacic.

Kroati eshte shitur vetem per ceshtje bilanci, por nuk ka gjetur shume hapsira tek Reali dhe me deshire do te rikthehej ne Milano.

Edhe fjalet e tij per Premium Sport te bejne te mendosh qe kjo piste eshte shume e mundshme:

“Te kthehem ne Italit? E veshtire ta thuash tani. Ne Madrid jam mire, por ne Itali dhe Milano jam ndjere mire. Me pelqen shume te jetoj atje dhe ne te ardhmen nuk i dihet asnjehere se cfare mund te ndodhe…”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.