Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,069 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi po ndjek me kujdes Boterorin Under 20! Ja dy emrat qe zikalterit kerkojne me ngulm…

Interi po ndjek me kujdes Boterorin Under 20! Ja dy emrat qe zikalterit kerkojne me ngulm…
Inter Club Staff

Interi eshte gjithmone shume e kujdesshme ne formimin e nje grupi lojtaresh cilesor per te ardhmen, dhe per kete gje zikalterit kane shume zbulues talentesh ne te gjithe boten.

Nje nga vitrinat e momentit eshte sigurisht Boterori i Under 20, ku Interi ka derguar shume vezhgues. Pas ndeshjeve te para te kompeticionit qe po luhet ne Turqi kane dale ne pah disa emra ne vecanti. I pari eshte mesfushori i Panarol, Sebastian Cristoforo per te cilin ju folem perpara disa ditesh. Ai eshte i klasit 1993, titullar ne skuadren e tij dhe mund te luaje si mesfushor qendre dhe ne pozicionet e tjera ne mesfushe. Ne Itali ai i pelqen shume ekipeve, dhe njera nga keto eshte Chievo. I dyti eshte Armindo Tuè Na Bangna, i cili njihet nga te gjithe si Bruma. Sipas te perditshmes “A Bola”, «Interi eshte e cmendur per Cristiano Ronaldon e ri». Ai eshte nje sulmues krahu, shum i shpejt dhe driblues mjaft i mire. Bruma (94), luan me Sportingun e Lisbones me te cilin ne Premier Liga-n Portugeze ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shenuar nje gol. Bruma ka vetem nje vit kontrate dhe keshtu mund te jete nje mundesi e arte per tu shfrytezuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags