Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

338 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi po pret Nainggolan-in e vertete, Radja mezi pret te shfaqet ne derby.

Interi po pret Nainggolan-in e vertete, Radja mezi pret te shfaqet ne derby.
Ardis
  • On 11/10/2018, 17:24

Mesfushori i Interit eshte ne rritje por akoma nuk i ka treguar te gjitha kualitetet.

I ardhur ne merkaton e veres eshte nominuar si goditja e merkatos, Radja Nainggolan duhet akoma te tregoje me shume nga kualitetet e tij dhe derby kunder Milan-it eshte ndeshja e duhur per te treguar nje gje te tille. Menjehere mbas ndeshjes kunder SPAL, Ninja ka vene ne shenjester kuqezinjte, dhe mezi po pret te luaje ndeshjen e derby-t kunder Milan-it.

Duket sikur pushimi nga ndeshjet e kombetareve ka ardhur ne momentin e duhur per Nainggolan, i cili per shkak te nje demtimi ne stervitje, perpara se te fillonte kampionati, ka kapercyer te gjithe pergatitjen verore dhe po stervitet akoma per te gjetur formen e tij me te mire, duke pare se nuk e ka shafaqur akoma lojtarin me te cilin Spalletti eshte i dashuruar qe nga koha kur ishte te Roma.

Corriere dello Sport shkruan: “Tashme kane kaluar 40 dite nga rikthimi i tij ne fushe, por akoma belgu nuk ka arritur formen e tij me te mire. Eshte e vertete, qe ne debutimin e tij si zikalter arriti te realizoje gol, por me pas ka vazhduar te vuaje.

Ndonje goditje ne drejtim te portes kundershtare, ndonje loje sic di ai, i kemi pare, por vazhdimesine ne keto nivele nuk e ka gjetur akoma. Tekniku zikalter e kishte vleresuar me nje note 6 per rendimentin e tij deri me tani. Por e ka vleresuar qe ta simuloje edhe pse e di shume mire sesa deciziv mund te jete Ninja per fatin e zikalterve. Megjithate, ishte ai qe kembenguli per ta marre tek Inter-i.

E verteta eshte se Nainggolan-i i vertete u pa ne ndeshjen kunder se PSV Eindhoven. Dhe jo se realizoi golin e barazimit. Por per efikasitetin e tij ne te dyja fazat, e kontrollit te topit dhe ne lojen pa top.

Deri me tani ka punuar shume fort ne pressing dhe, ka shfrytezuar forcen dhe aftesine ne dyluftime, ne rekuperimin e topit – kunder SPAL-it ka rekuperuar 6 topa dhe ishte me i miri ne kete kendveshtrim – me pak deciziv ne kunderaksionet me pershpejtimet e tij dhe ne komunikimin me Icardin, akoma e limituar me pak sinjale.

Ja ku vjen edhe derby qe mund te jete kthesa ne kete kendveshtrim. Ninja do te jete i karikuar, edhe pse ai i dashuron sfidat e medha, sic do tensionin edhe klimen qe krijohet ne keto ndeshje derby, ne te cilat ai arrin te luaje ne perfeksion. Per me teper mbas ndeshjes kunder Milan-it do te luhen edhe ndeshjet kunder Barcelona-s dhe Lazio-s, qe me shume mundesi kjo e fundit, eshte si nje derby per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.