Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi po vlereson gjashte lojtare te Barcelones: ja kush pelqehet dhe kush jo, ne liste edhe Griezmann dhe Arthur

Interi po vlereson gjashte lojtare te Barcelones: ja kush pelqehet dhe kush jo, ne liste edhe Griezmann dhe Arthur
Inter Club Staff

Pandemia ka komplikuar te gjitha planet e Barcelones per sa i perket merkatos hyrese dhe dalese. 

Pas nisjes se mire te tyre ne tratativen per Lautaro Martinez, epidemia dhe kriza ekonomike qe ka pasuar ka ndryshuar totalisht skenarin per klubin blaugran qe duhet te mberrije 111 milione eurot e klauzoles tani per te bere qe lojtari te transferohet ne Barcelonee.

Nga ana e saj, klubi zikalter po vlereson hipotezat dhe profilet qe ofrohen nga Barcelona dhe qe mund te futen ne tratative.

Me sa duket emrat sipas Calciomercato jane gjashte: Griezmann eshte vetem nje provokim ne kete moment sepse 18 milione euro rroge qe merr ai duken nje mal shume i larte per Interin.

Nder klubin zikalter nderkohe nuk jane te bindur per emrat Semedo dhe Alena ndersa per Vidal konsiderohet totalisht nje diskutim me vete.

Emrat qe i pelqejne Interit jane dy: Arthur, qe Barcelona e vlereson 50 milione euro dhe Junior Firpo, mbrojes krahu qe sezonin e kaluar ka luajtur tek Real Betis.

Pra, nga gjashte emra, nje eshte i pamundur, 3 Interi nuk deshiron ti fuse ne marreveshje dhe te pelqyerit jane dy. 

Nderkohe, emra si Dembele dhe Ansu Fati konsiderohen si totalisht jashte nje diskutimi merkatoje nga ana e Barcelones.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.