Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,263 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi po zbulon Joao Marion e vertete. Tashme 45 milione eurot nuk peshojne fare?

Interi po zbulon Joao Marion e vertete. Tashme 45 milione eurot nuk peshojne fare?
Inter Club Staff

Avash-avash, Joao Mario ka mare perdore Interin. Mesfushori portugez, i ardhur ne Milano per 45 milione euro ne vere po behet nje faktor i rendesishem per kete skuader. Por ka dicka me shume: pervec se eshte nje lojtar shume i forte, tashme ka mesuar te gjuaje edhe ne porte, nje ushtrim qe me pare e praktikonte me vellain e tij Hugo qe luan futboll me Porto Salvio afer Lisbones. Kampioni i Europes eshte nje mesfushor i kompletuar, e sugjerojne kete gje statistikat e Inter-Pescara dhe e tregon e kaluara e tij e afert. Nuk eshte shume i mire ne fazen mbrojtese, por kur gjendet ne mesin e fushes gjithmone jep dicka me shume se koleget e tij kundershtar.

Tek Vittoria Setubal, ku ai ka kaluar gjashte muaj ne huazim ne 2014 perpara se te rikthehej tek Sporting, eshte rritur ndjeshem. Me Jorge Jesus, tek Sportingu, luante ne nje pozicion hibrid. Bente sulmuesin e krahut, por spostohej shpesh ne qender per te luajtur pas dy sulmuesve, duke u bere nje trekuartist pothuasje klasik, gati qe te ndihmonte edhe ne fazen mbrojtesi. Joao Mario eshte preciz ne pasime dhe ka inteligjente taktike jashte normales e mund te luaje ne cdo cep te fushes. Tranjeri i Sporting i ka vene fajin e formes se dobet te Sporting edhe largimit te tij ndersa ne Portugali nuk habiten aspak me formen e lojtarit tek Interi: pasi e kane pare ne Euro 2016, kane parashikuar nje te ardhme te ndritur per lojtarin 23 vjecar. Kunder Pescares e ka mbyllur ndeshjen ne menyre te mrekullueshme madje ka arritur edhe tek goli pas assistit te Perisic. Te shkruash se Joao Mario ka bere nje ndeshje te mire pas ndeshjeve te Interit tashme nuk eshte me nje lajm.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.