Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi shpeton nga rroga e Luciano Spallettit? “Me sa duket tranjeri eshte shume afer pankines se…”

Interi shpeton nga rroga e Luciano Spallettit? “Me sa duket tranjeri eshte shume afer pankines se…”
Inter Club Staff

Ka nje piste totalisht te re per te ardhmen e Luciano Spallettit, ish-teknikut zikalter qe ka qene i ulur ne pankinen e Interit perpara Antonio Contes.

Ish-tranjeri i Interi, i cili eshte ende ne kontrate me Interin deri ne fund te ketij sezoni (qershor 2021), mund te vazhdoje karrieren e tij ne… Ameriken Latine.

Kete gje e ka treguar diten e sotme e perditshmja alairelibre.cl, sipas se ciles Spalletto eshte nje nga emrat kryesore per te marre drejtimin e Kilit.

Ne kete moment, tekniku italian duket se eshte me i favorizuari ne garen per te pasuar tranjerin Reinaldo Rueda.

Me specifikisht, Spalletti duket si i ka dhene driten jeshile Federates Kiliane per te negociuar kontraten me te.

Pengesat ne kete moment duket se jane dy: Spalletti merr nje rroge shume te larte per kasat e Kilit (plot 4,5 milione euro ne sezon) dhe nuk e flet gjuhen spanjolle.

Por ideja eshte konkrete dhe mund te dergoje ish-tranjerin e Interit te stervise keshtu dy lojtare te Interit: Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez.

Por ne kete moment ky eshte nje lajm shume i mire dhe per Interin, sepse nese Spalletti do te behej menjehere tranjer i Kilit, ai do bente qe Interi te kursente 2,25 milione euro rroge qe ai duhet te marre deri ne fund te ketij sezoni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.