
INTERI SHUME PRANE TITULLIT TE BESNIKERISE!
Fillimi i mire i skuadres te Mazzarrit i ka ridhene entuziazmin nje ambienti qe, deri 5 muaj me pare, ishte ne nje moment teper te veshtire. Megjithate, tifozi zikalter nuk zhgenjen asnjehere, dhe kane mjaftuar tre ndeshje te mira per te ‘fshire’ nje sezon te deshtuar dhe per te rifilluar te enderrohet. Deri me sot, sipas Gazzetta dello Sport jane regjistruar 29.300 abonime, dhe branda javes do te kalohet kuota 30.000. Por duke konsideruar faktin qe data e skadences eshte fundi i tetorit, shoqeria zikalter synon te kaloje kuoten e vitit te shkuar qe ishte ndalur ne 35.226 tesera.
Per kete do te jene te rendesishem rezultatet deri ne ate moment, por faktikisht ka ardhur nje tjeter “Titull Besnikerie”, duke pare qe edhe ne kete sezon, Interi eshte skuadra qe ka me shume te abonuar. Pavaresisht se ka perfunduar kampionatin ne vend te 9.