Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

439 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi sot enderron te barazoje nje rekord qe e mban qe nga viti 2004-05 ne Champions League

Interi sot enderron te barazoje nje rekord qe e mban qe nga viti 2004-05 ne Champions League
Inter Club Staff

Zikalterit ndodhen ne nje moment shume te mire ne pergjithesi ndermjet Serie A dhe Champions League. 

Interi sapo ka fituar nje ndeshje teper te rendesishme dhe emocionuese ndaj Milanit ne minuten e 92 duke derguar ne shtepi kushurinjte te merzitur dhe me deshiren per te mos jetuar me.

Por tani nuk ka kohe per feste: menjehere perballe eshte Barcelona sot ne Camp Nou dhe duhen mbledhur forcat dhe perqendrimi i duhur per tu perballur me kete ndeshje me seriozitetin e duhur.

Momenti i mire nuk do te thote asgje perballe nje ekipi si barcelona, por edhe te luhet nje ndeshje prej inferioresh si ajo e Milanit ndaj Interit nuk duket si dicka me mend.

Zikalterit sot ne fushe pritet qe te provojne shanset e tyre dhe do te tentojne te mos dalin pa pike.

Deri me tani, nisja per Interin ka qene shume pozitive dhe premtuse sepse zikalterit kane 6 pike te plota ne grupin e Champions League, nje kompeticion ku ndeshjen e fundit e kishte luajtur gjashte vite me pare.

Por pas dy sukseseve te para, Interi ka perballe nje pengese teper te veshtire.

Gjithesesi, nese Interi arrin te fitoje sot do te arrinte te kapte nje rekord ne kete kompeticion qe nuk ka arritur ta barazoje dot qe prej sezonit 2004-2005 kur zikalterit e Roberto Mancinit ne ate kohe arriten te fitonin 9 pike ne 3 ndeshjet e para te grupit.

Kete gje e ka treguar sot Opta ne profilin e saj zyrtar ne Twitter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.