Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,446 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi teper e shqetesuar per Icardin: ish-kapiteni jeton ne nje univers paralel dhe ka vendosur qe te mos largohet!

Interi teper e shqetesuar per Icardin: ish-kapiteni jeton ne nje univers paralel dhe ka vendosur qe te mos largohet!
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter ekziston nje problem jo i vogel qe quhet Mauro Icardi. 

Marotta ne fillim dhe me pas Antonio Conte kane konfirmuar se sulmuesi argjentinas eshte jashte projektit zikalter. Nuk ka pasur turne ne Azi per te dhe ka pasu vetem stervitje te vetmuara ne Appiano Gentile gjate kesaj kohe qe kur shoket jane kthyer nga turneu ne Itali.

FcInter1908 ka treguar ne keto momente te rejat e fundit nga burime shume afer klubit.

INTER – Opsioni i pare i Icardit (ne mendjen e tij) eshte ajo qe te qendroje tek Interi duke qene se ai ka edhe dy vite kontrate. Lojtari po stervitet per te rritur ne maksimum gjendjen e tij atletike qe eshte me prapa se ajo e grupit. Ai eshte i bindur prej kohesh se do te binde Interin ta mbaje gjate sezonit.

Mendon se do te binde Conten ta perfshije por edhe drejtuesit. Icardi nuk ka ndryshuar aspak ide dhe nuk deshiro nte largohet nga Interi – kjo eshte ajo qe tregohet nga burime nga shume afer lojtarit -. Ish-kapiteni zikalter eshte i bindur se nuk ka bere asgje dhe ndaj tij po i bejne nje padrejtesi por i bindur gjithashtu se koha do e sheroje mardhenien e tij te komplikuar me Interin.

ZGJIDHJA – Vullneti i lojtari eshte i hekurt por duhet te perballet me nje klub qe eshte gjithashtu i vendosur ne vendimin qe ka marre. Klubi ne asnje moment nuk ka treguar pendese apo ndryshim mendimi per lojtarin por perkundrazi. Interi gjate gjithe kohes po kerkon bleres per te por do e beje kete gje vetem per shifrat e duhura.

Prandaj nderkohe qe Icardi vazhdon te perserise se deshiron te qendroje, agjentet e tij po shohin rrotull sepse e dine qe per nje lojtar si ai te qendroje nje sezon jashte i bie te hedhe ne kosh nje vit karriere ne kulmin e moshes se nej futbollisti profesionist. Prandaj per ata nuk ka asnje porte te mbyllur per klubet, por duhet te bindin Icardin.

Per Interin gjithesesi eshte nje problem shume i madh. Nje Mauro Icardi tek Interi ne fund te merkatos do te thote ulje e vleres se tij sepse do te jete nje lojtar qe nuk do te vere kembe ne fushen e lojes per te pakten 6 muaj te tjere. Nderkohe Icardi vazhdon te iluzionohet se do arrije te bindi Interin ta riktheje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.