Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi therret, Di Maria pergjgijet: ai eshte gati per nje transferim. Per te 7 milione ne sezon per tre vite…

Interi therret, Di Maria pergjgijet: ai eshte gati per nje transferim. Per te 7 milione ne sezon per tre vite…
Inter Club Staff

Angel Di Maria po afrohet me Interin.

Puna e njerezve te merkatos se Suning vazhdon ne heshtje, por sic tashme dihet prej kohesh, nga korriku do te shohim frutet e para te kesaj pune. Te reja te rendesishme per sa i perket argjentinasit i sjell sot Corriere dello Sport nga faqet e saj e cila zbulon: “Interi ka takuar perfaqesuesit e lojtarit argjentinas si dhe vete agjendin e tij Fideo. Rezultati? Ka mare nje pergjigje pozitive dhe gatishmerine per te kaluar ne Milano menjehere. Di Maria ka edhe dy vite kontrate me PSG dhe mer rreth 9 milione euro ne sezon: per ta bindur duhet nje kontrate me minimumi 3 sezone kohezgjatje dhe nje rroge prej 6,5-7 milione euro ne sezon. Nje shifer shume e rendesishme e cila do e bente ate lojtarin me te paguar ne Serie A pas Higuain dhe Dybala. Do i takonte Sabbag, agjentit te Angel, te hapte sprialen e pare me PSG.”

Nderkohe, Interi nuk ka nderment te shese me ulje Ivan Perisic por as nuk eshte per tu perjashtuar se ardhja e Di Marias ne Itali mund te jete e lidhur me nje largim te mundshem te kroatit: “Ne rrugen Vittorio Emanuele jane plot me nerva me United qe ka paraqitur per kroatin dy oferta qesharake (30 milione e me pas 32 milione…) – thekson Corriere dello Sport -. United shpresonte per ndonje ulje, por nuk ka qene keshtu. Nga java e ardhshme, ta largosh Ivan nga Interi do te jete akoma me e komplikuar. Pothuajse e pamundur qartesojne nga klubi zikalter. Lojtari eshte i pakenaqur? Asnje problem. Do i ofrohet nje kontrate e re me rritje rroge, por do te shitet vetem perpara ndonje oferte te parezistueshme.”

Edhe ketu duhet patur kujdes nga PSG, qe pelqen edhe Geoffrey Kondogbia nga radhet zikalter…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.