Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

502 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi zgjedh perfundimisht lojtarin e krahut te majte? Biasin zbulon: “Eshte gati oferta e pare. Per Alaba nuk ka asgje.”

Interi zgjedh perfundimisht lojtarin e krahut te majte? Biasin zbulon: “Eshte gati oferta e pare. Per Alaba nuk ka asgje.”
Inter Club Staff

Interi sot ka nje prioritet shume te rendesishem: te perforcoje skuadren e saj per sezonin e ri qe pritet te filloje shume shpejt.

Edhe pse ky sezon ende nuk e ka dhene verdiktin e tij, zikalterit po mendojne qe tani per sezonin e ri dhe goditja Hakimi e perpara disa diteve e tregon me se miri kete gje.

Po kush eshte prioriteti ne perforcimin e skuadres ne kete moment per Marotten? Perforcimi i kraheve.

U tha dhe u be. Gjithcka filloi me korsine e djathte, ku Achraf Hakimi, lojtari me i mire i mundshem per tu blere ne ate rol u transferua zyrtarisht tek Interi.

Por tani eshte koha e krahut te majte te mbrojtjes, ku Interi vuan per nje lojtar te forte ashtu si vuante ne krahun e djathte perpara Hakimit.

Endrra e tifozeve eshte David Alaba i Bayern Munich, por i preferuari i Contes quhet Emerson Palmieri dhe luan me Chelsean. Ai e ka stervitur edhe me pare italo-brazilianin.

Per kete, edhe Fabrizio Biasin ka folur i bindur qe Interi e ka zgjedhur pikerisht ate per krahun e majte.

“Le te ndalemi pak te krahu i majte i Interit. Ne kete moment nuk kemi asnje oferte dhe asnje tratative per David Alaba.”

“Asnje oferte apo tratative per Gosens. Interesi per Emerson Palmieri nderkohe eshte ai qe ekziston dhe pritet qe ne ditet e ardhshme te behet nje oferte zyrtare per te.”

“Prandaj, ne kete moment, emri me i mundshem per te ardhur eshte Emerson nga Chelsea.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.