Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

546 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interista cfare lajmi: Thohir po largohet, tani Javier Zanetti ose Steven Zhang do te behet…

Interista cfare lajmi: Thohir po largohet, tani Javier Zanetti ose Steven Zhang do te behet…
Inter Club Staff

Prapa largimit te Michael Williamson, sipas asaj qe thote Tuttosport, ka edhe dicka tjeter.

Largimi i chief strategy officer prezanton per te perditshmen italiane treguesin e radhes per largimin nga Interi te Erick Thohir.

Presidenti aktual duhet te largohet nga klubi zikalter ne fund te vitit dhe asambleja qe do te certifikoje kete do te mbahet ne fund te tetorit.

“Thohir prej pak kohesh eshte larguar edhe nga krijesa e tij futbollistike amerikane: DC United.”

“Nderkohe Interi tashme eshte kualifikuar ne Champions League dhe kjo gje mund ti kete dhene disa bonuse ne baze te kontrates se nenshkruar me Suning ne 2016.”

“Permbajtja e atyre marreveshjeve nuk eshte bere publike kurre, por duket se vleresimi i aksioneve te Thohir lidhet direkt edhe me hyrjen ne Europe.”

“Per Thohir keshtu do te vije fundi i aventures se tij tek Interi dhe me siguri ne nivel personal do te fitoje shume sepse klubi do te shitet keshtu me shume nga sa eshte blere (vlera e aksioneve).”

“Por Thohir ka meritat e medha qe i ofroi Interin Suning. Edhe pse kinezet kane qene te interesuar prej kohesh per Interin. Fakti qe zikalterit ishin ne duart e nje biznesmeni aziatik ka qene dicka e mire per mbyllen me sukses te tratativave ne ate kohe.”

“Te mos harrojme qe per ceshtje negocimi ndermjet Europes dhe Kines ne 2012 deshtoi shitja e Interit te China Railway Construction Corporation.”

“Por ajo i takon te kaluares tashme dhe e tashmja quhet Suning dhe me shume mundesi e kaluar do e jete edhe epoka e Thohir.”

“Pyetja qe behet tani eshte: Pas largimit  te Thohir, kush do te jete president zikatler?

“Dy jane emrat me te kuotuar: Javier Zanetti dhe Steven Zhang.”

“Me shume mundesi do te jete djali i Zhang Jindong por ende nuk eshte vendosur asgje. Pas pak muajsh do te vendoset edhe kjo, por natyrisht te shohin nje figure si Zanetti ne rolin e Presidentit tek Interi, per tifozet zikalter nuk do te kishte gezim me te madh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.