Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 21, 2019

Scroll to top

Top

1,346 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interistat Shqiptare ja arrijne qellimit: InterClubAlbania behet InterClub me i madh ne Europe!

Interistat Shqiptare ja arrijne qellimit: InterClubAlbania behet InterClub me i madh ne Europe!
Inter Club Staff

Ishte nje enderr, nje enderr e enderruar ne grup dhe e bere realitet me pune, vullnet dhe dashuri. 

Objektivi qe ne diten e pare te hapjes se anetaresimeve ishte i qarte per InterClubAlbania dhe anetaret e saj: Te beheshim 400 Interista te anetaresuar zyrtarisht tek Interi, gje e cila do te na dergonte direkt ne maje te Europes. Gjithcka filloi me 3 Qershor, diten kur u hapen regjistrimet ne Tirane dhe menjehere pergjigja e Interistave: 79 te anetaresuar qe diten e pare. E me pas vazhdoi me Prishtinen diten e dyte me 48 te tille e keshtu me radhe, cdo dite u rritem akoma dhe me shume. Anetaresimet vinin nga e gjithe Bota: USA, Afganistan, France, Luksemburg, Belgjike, Kanada, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi e Angli. Jane aq shume sa i bie te permend gjysmen e shteteve ekzistuese. E keshtu arritem tek numri gjigand i 375 anetare zyrtare duke u bere keshtu InterClub me i madh ne Europe.

Interistat Shqiptare renditen keshtu te paret dhe kemi lene pas shtete me nje rroge mesatare disa here me te larte se ne vendin tone, por ndonje here nuk ka te beje portofoli por zemra. Ja kemi kaluar Zvicres(e cfare jane 24 euro per nje Zvicerian qe mer 5000 te tilla ne muaj apo me shume?), ja kemi kaluar Frances, Gjermanise, Belgjikes, Anglise, Malit te Zi, Maqedonise, Greqise, Bullgarise, Rumanise. Praktikisht cdo shteti qe ekziston nje InterClub zyrtar i Interit. Shqiperia eshte e para. Interistat Shqiptare jane te paret!

Kjo eshte nje arritje e te gjithe Interistave Shqiptare qe kane punuar fort dhe cdo dite per te arritur kete gje te mrekullueshme. Kjo eshte nje arritje e Prishtines, Gjakoves, Tiranes, Vlores, Prizrenit, Shkodres, Suharekes, Ulqinit, Lushnjes, Gjirokastres, Durresit, Elbasanit, Mitrovices, Presheves e Tetoves.

Nje perqafim i ngrohte shkon per te gjithe zemrat zikaltra te cilet ndodhen kudo neper Shqiperi dhe Europe. Kjo gje kaq e madhe pa ju nuk do te ishte bere kurre realitet!

Ne ditet ne vazhdim do te publikojme te gjitha shifrat dhe statistikat e anetaresimeve!

Faleminderit.

ica-logo-130x130

 

Inter Club Albania – Komunikate zyrtare, shtator 2014

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.