Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interit i mungon personalitet dhe karakter. Suning deshiron nje lider per cdo repart!

Interit i mungon personalitet dhe karakter. Suning deshiron nje lider per cdo repart!
Inter Club Staff

Sigurisht, dhoma e zhveshjes se Interit nuk eshte e thjeshte te drejtohet, por ky eshte nje problem historik.

Fale rezultateve te mira, Pioli u duk sikur e kuptoi problemin dhe beri mrekulline duke rikthyer tek te gjithe buzeqeshjen. Te gjithe te lumtur ishin, edhe ata qe luanin shume edhe ata qe luanin me pak.

Por tashme gjerat kane ndryshuar, gjerat nuk shkojne me mire e ne skene ka dale perseri mjegulla. E veshtire te vesh gishtin tek te gjithe, apo vetem tek nje individ. Edhe Icardi qe eshte kapiten i kesaj skuadre, nuk mund t’ja dale dot i vetem, edhe pse ai shpesh eshte perballur me nje situate ku i eshte dashur te ece ne drejtimin qe deshiron, i vetem, pa ju trembur syri. Dhe eshte pikerisht ai, kapiteni i kesaj skuadre qe duket se po e vuan me shume kete situate. Ne ndeshjet e fundit nuk eshte fshehur, ka qare, eshte merzitur, eshte shtrire ne toke, kokeulur, edhe pse ka qene me i miri nga te gjithe ne fushe. Firenze eshte treguesi me i sakte dhe me i fundit i kesaj te vertete jo te kendshme: “Si kualitet skuadre, ne nuk ndihemi te dyte ndaj askujt, por nuk po mundemi te luajme ne fushe si nje trup i vetem, nuk ndihmojme njeri-tjetrin si skuader”.

Ne pritje per te pare efektet e maksi-grumbullimit, me siguri klubi – teper i zhgenjyer nga disa lojtare – ne vere do te bleje te pakten nje lider per cdo repart ne fushe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.