Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

825 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

InterNazionali – Mazzarri ne ankth per amerikanojugoret. Ndersa Juventusi…

InterNazionali – Mazzarri ne ankth per amerikanojugoret. Ndersa Juventusi…
Xhorxh Gellci

Ka perfunduar ndalesa per ndeshjet e kombetareve, tani e gjithe vemendja drejtohet tek ndeshja e madhe e Meazzas. Te shtune, ne oren 18, ne fushe ne San Siro do te vije Juventus: nje Derbi i Italise interesant per shkak te nisjes te shkelqyer te zikalterve. Por Walter Mazzarri dhe Antonio Conte, nuk kane mundur ta pregatitin ndeshjen sic kane dashur. Faji i kalnderarit qe e ka vendosur supersfiden pikerisht pas pushimit te kombetareve.

INTER – Nuk buzeqesh Mazzarri, ne ankth sidomos per kushtet fizike te lojtareve amerikona-jugore. Pavaresisht minutave te luajtura (90′ per Campagnaro dhe Guarin, 65′ per Palacio dhe 0 per Pereira dhe Alvarez), udhetimi transoqeanik krijon shqetesime. Ndersa ‘europianet’ do te jene ne dispozicion sot per stervitjen e pare. Te tjeret dhe Nagatomo (90 minuta me Japonine) do te kthehen te sterviten me ritem te plote vetem neser. Me mire jane Kovacic (ne fushe 86 minuta me Ukrainen te hene), Handanovic (90′ ne Qipro), Olsen (65′ ne Slloveni me U21 daneze), Taider dhe Belfodil (respektivisht 88′ dhe 2′ me Algjerine).

JUVENTUS – Ne frontin juventin, pavaresisht problemeve te Barzagli dhe Vucinic plus demtimin e Caceres (menisku), Conte gjendet me mire se kolegu juventin. Motivi eshte pikerisht qe vetem Asamoah (nuk ka luajtur ne Japoni-Gane) ka bere udhetimin e gjate transoqeanik. Te tjeret kane qendruar shume prane. Italianet ishin ne Torino (Buffon, Ogbonna, Bonucci, Chiellini dhe Pirlo), kilenet ne Gjeneve (miqesore me Spanjen per Isla dhe Vidal), Pogba ne Bjellorusi dhe Lichtsteiner ne Norvegji. Nderkohe Tevez nuk ishte grumbulluar nga kombetarja.

VETEM NESER – Duke analizuar formacionet e mundshme te nisjes, kuptojme qe Mazzarri do kete ne dispozicion vetem ne stervitjen e neserme 5 titullare potenciale (Palacio, Campagnaro, Alvarez, Nagatomo dhe Guarin), ndersa Conte mund t’i perdore te gjithe duke nisur qe sot. Nje avantazh qe mund te ‘barazohet’ me demtimet e mundshme te Barzagli dhe Vucinic, dy elemente themelore per bardhezinjte.

NUK KA ALIBI – Keto me siper jane ato qe na le ndalesa per kombetaret. Por ngelet diskutimi qe Mazzarri ka bere pas ndeshjes me Catanian: kalendari njihet prej kohesh, prandaj nuk ka justifikime. Nje sjellje korekte nga tekniku zikalter, qe paraqet siguri dhe deshire per te shkuar pertej rastesive jo-favorizuese. Te pakten ne leter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.