Intervista shume e bukur e Skriniar: “Ju tregoj se cfare bera kur erdha per here te pare tek Interi…”
Eshte nje Milan Skriniar sic nuk e kemi pare kurre ai qe ka folur pak me pare per kanalin zyrtar.
Mbrojtesi zbulim i vitit te kaluar ka folur per here te pare (dhe i pari, vlen per ta theksuar) ne emsionin e ri te Inter TV qe do te quhet Matchday Programme dhe do te transmetohet nga Inter Media House.
Ky program do te debutoje qe nga ndeshja me Torinon.
Nderkohe, dy dite perpara se te publikohet, ne profilin Twitter te klubit zikalter vjen nje pjesez e kesaj interviste mjaft te bukur nga Milan Skriniar dhe qe eshte publikuar nga profili zyrtar i Twitter i klubit.
Nese deshironi te shikoni videon, mund ta shikoni ketu poshte. Ndersa te perkthyer ne shqip mund ta gjeni poshte saj.
Sai tutto di #Skriniar?
Ecco un assaggio dell’intervista che potrete leggere domenica sul Matchday Programme di #InterTorino! ?⚫?
Registrati su https://t.co/5neA4eYtBQ per riceverlo via email ? https://t.co/0GQ8wb9ACN
Su @Dugout il backstage ? https://t.co/iXAsr8oKqo pic.twitter.com/geiAt3huKt
— Inter (@Inter) August 24, 2018
Milan Skriniar e fillon keshtu intervisten e tij:
“Hobi im? Te fle ndoshta (qesh). Po eshte e vertete, dua te pushoj”.
Me pas ai shpjegon pjesen kur erdhi ne Milano e zbarkoi per here te pare tek Interi:
“Por do ju tregoj se cfare bera kur erdha per here te pare tek Interi sepse kur erdha ketu per here te pare isha nje turist i vertete. Beja foto te gjithckaje qe me rrethon. Gjithckaje.”
Nderkohe kujtojme qe Matchday Programme do te jete nje program qe do te behet i aksesueshem gjate dites se ndeshjeve zyrtare dhe mjafton qe te regjistrohesh ne aplikacionin e Interit ne Appstore, PlayStore ose ne faqen zyrtare te klubit nese e aksesoni nga website.