Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,415 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Intriga Berardi, strategjia e Interit

Rinor Sopaj

Nuk është një përpjekje e lehtë, por Interi do të provojë deri në fund. Duke mbajtur ekuilibrin e lidhur me fair play-in financiar, zikaltërit mendojnë të ofrojnë një shumë prej rreth 25 milionësh për Domenico Berardin, shuma e njëjtë për të cilën kishin arritur marrëveshje Juve dhe Sassuolo. Pastaj i riu italian ka qenë pak i bindur për ta veshur fanelën e Juves dhe ka vendosur ta refuzoj kalimin tek skuadra nga Torino. Pra, ai vendosi të qëndroj tek Sassuolo edhe për një vit dhe të luajë edhe në Europa League nën urdhrat e trajnerit të tij të preferuar. Por këtu duhet të ndalemi dhe t’i thellojmë disa koncepte. I pari: Berardi e di se tek Inter, në skuadrën e zemrës, do të ishte titullar. I dyti: Squinzi dëshiron ta mbajë një pjesë të madhe të skuadrës pas largimit të Vrsaljkos për tek Atletico Madrid, dhe ta forcojë akoma më shumë. I treti, por jo më pak i rëndësishëm sesa dy të parët: do të varet nga dëshira e Berardit i cili është në mes të raporteve të shkëlqyeshme në mes të Juves dhe Sassuolos, raport i cili nuk do të mbetet i njëjtë në qoftë se arrihet një marrëveshje e cila do t’i konvenonte zikaltërve. Një gjë është e sigurt: Interi, që ka kohë që është pas Candrevas, do të provojë. Do të ofrojë një ofertë shumë të rëndësishme. Sa? Do të mësohet më vonë, kur të bëhet mbledhja e Këshillit Administrativ. Pastaj do të vendosë Sassuolo, duke e pasur parasysh edhe dëshirën e Berardit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.