Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

242 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi, fjale te embla per Calhanoglu: “Jua kam thene qe Hakan per mua eshte nje lojtar qe…”

Inzaghi, fjale te embla per Calhanoglu: “Jua kam thene qe Hakan per mua eshte nje lojtar qe…”
Inter Club Staff

Kenaqesi e madhe per Simone Inzaghin, qe per Inter TV ka komentuar fitoren 2-0 ndaj Venezias diten e djeshme.

Ai pasi ka folur per DAZN dhe Sky, per Inter TV ka dashur te ndalet me se shumti te Calhanoglu per te cilin eshte shprehur mjaft embel.

“Kisha kerkuar nje ndeshje personaliteti, e dinim qe luanim kunder nje skuadre te organizuar qe luan nje futboll mjaft te mire.”

“Djemte jane treguar shume te zotet qe nuk e kane lene Venezian fare te futet ne zonen tone te rreptesise.”

“Ka ardhur nje fitore e madhe qe mbyll nje jave shume te rendesishme per neve. Ishte ndeshja e trete ne gjashte dite.”

“Kemi pergatitur kete transferte ne shume pak ore dhe une kisha kerkuar nje ndeshje pikerisht si kjo, te vinim te luanim si Inter, ikerisht si dua une.”

Calhanoglu?

“Une mendoj se te gjithe jemi ne nje moment te mire. Per Calhanoglu eshte ndeshja e trete ne nje jave. Eshte nje moment i jashtezakonshem per te natyrisht.”

“Jua kam thene qe Hakan per mua eshte nje lojtar qe ka besimin tim te plote dhe qe mund te beje gjera te medha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.