Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

309 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi flet perseri dhe zbulon: “Doni te verteten? Isha vertete shume i nevrikosur ne momentin kur…”

Inzaghi flet perseri dhe zbulon: “Doni te verteten? Isha vertete shume i nevrikosur ne momentin kur…”
Inter Club Staff

Pas analizes perpara mikrofonave te TV, Simone Inzaghi, tranjeri i Interit, ka dale perpara gazetareve ne konferencen e zakonshme per shtyp pas ndeshjes.

Keto kane qene deklaratat e tij:

“Kemi gabuar shume teknikisht. Kemi marre disa kundersulme qe duhet ti shmangnim dhe qe nuk mund ta besh kete gje kunder skuadrave si Sassuolo.”

“Ne pjesen e dyte jemi futur me se miri ne fushen e lojes dhe kemi pasur nevoje per shume energji e prandaj bera kater zevendesime bashke.”

“Ishim te lodhur sepse ishim ne ndeshjen e shtate ne vetem njezet dite. Nuk eshte e thjeshte te rekuperosh lojtaret.”

A ka pasur nje vuajtje te tepert ne krahasim me ate qe prisje?

“Kjo ka ndodhur sepse kemi gabuar teknikisht dhe ne kete gje zakonisht nuk e bejme. Sassuolo ishte pergatitur nje jave per kete ndeshje. Ndersa neve jo.”

“Nuk ishte e thjeshte, por pavarsisht se Sassuolo u tregua shume e zonja ne fushe, ne ja dolem te mernim tre piket.”

Pse i bere ato kater nderrime? Ishe i nevrikosur ne ate moment? Ndryshe se kuptoj dot…

“Do ju them te verteten: natyrisht qe isha i nevrikosur. Sidomos pas asaj pjese, ku ne vecanti dhjete minutat e para, ne luajtem shume mire. Por me pas vuajtem shume. Beme tridhjete minuta per tu harruar sa me shpejt.”

Eshte hera e pare qe ben kater zevendesime direkt…

“Po, ne fillim kisha pergatitur tre por me pas shtova edhe Darmian sepse Boga po na hapte shume probleme prapa.”

Skuadra e kuptoi mesazhin direkt.

“Po, e vertete. Ne pjesen e dyte ne u futem me mendime ndryshe direkt. Por jam i lumtur nga skuadra sepse po reagon me se miri ne fushen e lojes.”

A more pergjigjet qe doje nga ndeshja?

“Mendoj se kemi bere nje nisje shume te mire te Serie A. Me siguri na mungojne dy pike qe mund ti kishim fituar me shume, por nuk ka problem.”

“Ne Champions kemi bere ndeshjen me te mire te sezonit ndaj Real Madrid por ndonjehere paraqitja e mire nuk te jep piket qe kerkon. Duhet te permiresohemi edhe aty.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.