Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

759 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi jep lajmin e keq per Sky Sport: “Me vjen shume keq, por tashme eshte e sigurt qe edhe ndaj Real Madrid…”

Inzaghi jep lajmin e keq per Sky Sport: “Me vjen shume keq, por tashme eshte e sigurt qe edhe ndaj Real Madrid…”
Inter Club Staff

Pas barazimit ne Marassi, Simone Inzaghi ka komentuar ndeshjen per mikrofonat e Sky Sport.

Keto kane qene fjalet e teknikut zikalter:

Cfare ka munguar per te fituar?

“Ka shume keqardhje sepse ka qene nje ndeshje qe duhet ta kishim fituar kjo. Kemi shkuar dy here ne avantazh dhe kemi gabuar pas 2-2 tre raste super te pastra.”

“Te fitohej sot do te kishte qene shume e rendesishme. Ndeshja eshte luajtur e mire, konsideroj gjithcka ketu, por mua me mbetet nje shije e hidhur. Doja te fitonim.”

“Sensi eshte futur mire por pastaj u desh te na linte ne 10. E marrim ne shtepi kete pike por perpara shkojme me shume besim per te ardhmen.”

Ne krahasim me dy ndeshjet e para, si i vlereson lojtaret ne kete ndeshje?

“Normal qe ka gjera per tu kontrolluar dhe rregulluar por me qetesi. Nje skuader si kjo e jona, vete Interi, pasi kalon dy here ne avantazh, duhet te sjelle ne shtepi fitoren pa shume diskutime.”

“Pastaj nese analizojme golin e pare eshte pothuajse nje autogol dhe i dyti nje eurogol. Gjithesesi nga kjo ndeshje marrim ate qe merituam.”

Sensi akoma shume i pafat: si eshte?

“Per fatin tone te keq nuk eshte mire. Dhe lajmi i keq tjeter eshte se nuk do te jete ndaj Real Madrid, e sigurt.”

“Ai ishte rikthyer ne skuader ne gjysme-sherbimi, por ishte stervitur mire dhe ishte futur ne loje ne menyren me te mire te mundshme.”

“Per fat te keq na u desh qe te perdornim slotin e fundit te zevendesimeve me Dimarcon dhe te qendronim me 10 lojtare per 20 minuta nuk ishte e thjeshte.”

A prisje dicka ndryshe nga lojtaret e tu?

“Ne e kishim thene edhe ne kete mengjes qe ndeshja do te ishte e hapur dhe deri ne fund te saj keshtu ishte.”

“Ne krijuam shume, kishim mundesi ta fitonim por per fat te keq 20 minuta me 10 lojtare nuk eshte e thjeshte dhe ndoshta rrezikuam edhe te humbisnim per shkak te kesaj.”

“Na mbetet nje shije e hidhur, por tani duhet te gjejme lojtaret me probleme fizike sepse jane te rendesishem. Te merkuren kemi nje super ndeshje te rendesishme.”

Ne cfare pike eshte puna? A je i lumtur ti?

“Shume. Kam gjetur nje klub, nje tifozeri dhe nje skuader te gatshme per te fituar. E dinim qe do te kishim ne veshtiresi, por pas tre ndeshjesh dhe dy transfertash kemi bere 7 pike.”

“Duhet te sistemonim disa gjera me shitjen e lojtareve te rendesishem, por klubi eshte treguar i pergatitur dhe na ka sjelle ne shtepi lojtare te mire dhe funksionale. Tani mendjen vetem te Real Madrid.”

Me e lehte apo me e komplikuar qe te stervitesh nje skuader kaq te madhe sa kjo e Interit?

“Mbase per kete do te pergjigjem me andej. Une kam pasur vetem 7 lojtare deri te enjten ne stervitje dhe sot ne mengjes per here te pare kam arritur te flas me te gjithe, per idete e lojes se sotme.”

“Eshte nje skuader e vlefshme per te tre kompeticionet kjo. Te mendoj se nuk do te kemi Bastonin dhe Sensin me vjen shume keq. Eshte nje humbje e madhe dhe nje lajm i keq per ne.”

Sensi, Dimarco dhe Bastoni a thua mund te rikthehen per Real Madrid?

“Sensi me siguri jo, e sigurt kjo. Per Bastoni do te shohim neser sepse do te beje disa teste, por eshte shume e veshtire.”

“Federico Dimarco nderkohe ka pasur vetem nje bllokim muskulor, asgje serioze. Ai do te rikthehet ne dispozicion me siguri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.