Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

884 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi jep nje lajm te keq tjeter: “Lukaku do te kthehet me Sassuolon? Nuk kam shume besim. Ai ka nje…”

Inzaghi jep nje lajm te keq tjeter: “Lukaku do te kthehet me Sassuolon? Nuk kam shume besim. Ai ka nje…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi, tekniku i Interit, eshte ndalur edhe ne konferencen per shtyp pas ndeshjes me Romen diten e djeshme.

“Absolutisht jam i shqetesuar. Isha me shume pas Udines, por sot kemi po aq pike sa kishim javen e kaluar dhe kjo me shqeteson”.

“Eshte nje humbje qe dhemb, sepse ishte nje nder ndeshjet me te mira qe kemi bere. Por kemi humbur e duhet te bejme me shume”.

“Lukaku? Nuk e di nese do te jete per Sassuolon, kam pak besim, por nuk kam shume shpresa nga ana tjeter”.

“Ai ka bere nje stervitje, duam ta bashkojme me grupin, por i eshte bere nje kontroll ekstra dhe nuk mund te punoje me skuadren per momentin”.

“Po punon cdo dite me doktoret, shpresojme ta kemi shume shpejt. Eshte nje mungese qe po peshon shume”.

“Gjithesesi, ky eshte futbolli. Ne jemi pak edhe ne mesfushe por edhe ne sulm. Sot ka debutuar Carboni, qe e ka merituar sepse po punon me ne cdo dite shume mire”.

“Duhet te bejme me mire. Normalisht, une shpresoj qe te kthehen te gjithe sa me shpejt, por doktoret jane ata qe vendosin ne keto raste”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.