Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi ka marre nje super lajm nga Zhang: “Ja shifrat dhe detajet: marreveshje totale. Per sa i perket merkatos…”

Inzaghi ka marre nje super lajm nga Zhang: “Ja shifrat dhe detajet: marreveshje totale. Per sa i perket merkatos…”
Inter Club Staff

Pavarsisht se si do te perfundoje kampionati, Zhang ka zgjedhur: perpara me Simone Inzaghin ne cdo rast.

“Presidenti eshte i bindur per zgjedhjen e bere nje vit me pare dhe bashke me drejtuesit, tani deshiron qe te dyfishoje gjithcka.”

“Tekniku do te marre keshtu nje marreveshje te ri, me nje vit me shume kontrate por edhe me opsion per nje tjeter.”

“Pra, nje kontrate me e gjate se ajo aktuale. Kontrata aktuale e Inzaghit parashikon nje page prej 4 milione eurosh ne sezon me skadence ne 2023.”

“Kontrata e re do te jete me skadence ne 2024, por me nje opsion per ta zgjatur ate pa negociata deri ne 2025 ne favor te Interit.”

“Ai do te kaloje te nje page prej 5,5 milione eurosh ne vit. Nje premio e merituar ne fushe, duke qene se ai ka kapur te gjitha objektivat e vene.”

Keshtu shpjegon sot La Gazzetta dello Sport, e cila vazhdon edhe me tej: “Inzaghi eshte therritur ne Milano per te zevendesuar Conten pas Scudettos se fituar vitin e kaluar.”

“Ai nuk ka gabuar asgje, duke u nisur mes shume pasigurive, i sigurt per aftesite e tij dhe se kishte ne dore nje skuader qe mund te bente mire. Ka vendosur ne loje idete e tij.”

“Zhang, si te gjithe te tjeret, ka mbetur i prekur nga menyra se si ai ka menaxhuar gjithcka dhe qe kurre nuk ka vene gishtin te ndonje tek Interi duke percaktuar fajtore.”

“Inzaghi eshte nje person qe dashuron dialogun dhe idete i ka te medha. Eshte e sigurt qe ikja e Hakimi dhe Lukaku ka bere qe Interin te dobesohej shume, por ai ka ditur se si te pergjigjet ne fushe duke dhene maksimumin.”

“Flitej per nje Inter te ridimiensionuar por ja ku jemi sot, me dy trofe dhe me nje lufte per Scudetto deri ne javen e fundit.”

“Ne fund te kampionatit, Zhang dhe Inzaghi do te takohen per te vendosur disa detaje dhe per te percaktuar disa strategji te merkatos.”

“Zhang do tentoje te kenaqe teknikun, por gjithmone duke u permbajtur edhe te limitet e Fair Play Financiar.”

“Me Inzaghin raporti eshte shume i mire. Shpesh here ata jane shoqeruar edhe bashke me drejtuesit, duke folur per idete e se ardhmes.”

“Gjithesesi, uria vjen duke ngrene dhe keshtu, per Interin, uria per trofe do te vije duke blere ne merkato.”

“Ndonje largim mund te kete, por vullneti eshte per te perforcuar Interin dhe per te qendruar ne krye. Ndryshe nuk ka sukses.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.