Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

752 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi per te mos i besuar vesheve: “Une kam pare Interin tim ne fushe, kemi bere ndeshjen me te mire. Une ne rrezik? Ne jemi ne…”

Inzaghi per te mos i besuar vesheve: “Une kam pare Interin tim ne fushe, kemi bere ndeshjen me te mire. Une ne rrezik? Ne jemi ne…”
Inter Club Staff

“Te marten do te jete kjo ndeshje e rendesishme ndaj nje skuadre te forte, por sot kemi zhgenjim per nje humbje te pamerituar”.

“Ky eshte futbolli. Kjo ishte ndeshja me e mire e Interit ne kete sezon dhe po dalim nga fusha e lojes me nje humbje qe djeg, te ben keq”.

Keshtu e ka nisur fjalen e tij Simone Inzaghi per DAZN, pak pas ndeshjes me Romen dhe ka vazhduar edhe me tej.

“Duhet te punojme me shume ne disa gjera te vecanta. Sot humbasim nje ndeshje me portierin tone qe nuk ka bere asnje pritje sepse ne dy gjuatje ata kane shenuar dy gola”.

“Barca? Sot kam pare nje pergjigje te bukur nga skuadra per sa i perket lojes. Me vjen keq per tifozet, jemi ketu per te folur pas kesaj humbje qe rendon”.

Asllani do te kishte dale nga fusha edhe pa golin e 1-2?

“Po, do te dilte njesoj. Kemi disa probleme ne mes per shkak te disa demtimeve. Ai kishte shume kohe qe nuk luante, por edhe Calhanoglu nuk ishte ne top forme. Duhet te beja disa zgjedhje”.

Te mungon nje lojtar qe driblon?

“Pertej nje kunder nje, sot skuadra ka bere mire. Lojtaret e rendesishem ne i kemi. Pastaj futa edhe Correan per nje 3-4-3.”

“Me ndeshjet me Romen ne San Siro, kjo ishte ajo qe kemi vuajtur me pak dhe kemi humbur. Me vjen keq”.

A ndihesh ne rrezik?

“Eshte nje piace e veshtire, me tifoze te mrekullueshem. Skuadra me ka dhene nje pergjigje shume te mire”.

“E perseris: duhet te punojme me shume me episodet. Edhe sot ka pasur nje gabim me nje situate qe kemi punuar gjate javes”.

Mungon qetesia te grupi?

“Normale. Humbjet te bejne te humbasesh qetesine. Por ne pak dite kishim analizuar humbjen me Udinesen dhe ajo ndeshje ska qene ne lartesine tone.”

“Sot nderkohe kam pare Interin tim, ate te vitit te kaluar. Tani duhet te punojme per te dale nga kjo situate e keqe”.

A mund te stervitet menaxhimi i ndeshjeve?

“Jane fitoret qe te stervisin per kete. Te japin qetesi. Tani paguajme shtrenjte cdo moment qe shperqendrohemi. Te gjithe duhet te bejme me shume, une i pari”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.