Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

265 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “E mbani mend? Ne vere askush nuk tha nje gjysme…”

Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “E mbani mend? Ne vere askush nuk tha nje gjysme…”
Inter Club Staff

Naten e djeshme Interi ka dale nga fusha e Fiorentines me nje fitore te madhe qe dergon nje sinjal te forte per te gjithe.

Zikalterit kane fituar 1-3 nje ndeshje qe ne pjese ne pare po e humbisnin 1-0 dhe kjo nuk eshte pak, sidomos kur mendon se perballe ishte Fiorentina e qe ka qene ne nje forme shume te mire kohet e fundit.

Por duket se Inzaghi ne fund te ndeshjes ka qene teper ironik ne drejtim te gjithe atyre qe e kishin “varrosur” skuadren zikalter pa filluar ende kampionati.

“Pas asaj qe ndodhi ne vere, duhet te vazhdojme te punojme. Kam fatin te kem nje klub pas meje qe pasi ka humbur tre lojtare thelbesore si Lukaku, Hakimi dhe Eriksen nuk eshte rrezuar.”

“Ata jane munduar menjehere dhe kemi gjetur lojtare shume te rendesishem dhe funksionale.”

“Kemi bere kater fitore dhe nje barazim. E mbani mend? Ne vere askush nuk tha nje gjysme fjale per ne. Eshte folur shume pak per Interin kete vere, por duhet te vazhdojme qe fjalet ti themi neve ne fushe.”

“Ne jemi gjithmone te bindur te forca jone. Kam gjetur lojtare qe punojne ne menyren me te mire te mundshme.”

“Tani duhet te punojme dite pas dite e te mendojme ndeshje pas ndeshje. Duhet te mendojme per Atalanten qe e kemi perballe pas kater ditesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.