Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,031 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INZAGHI SHPERTHEN PAS NDESHJES: “Te tjerat blejne dhe ne jemi favoritet? Nuk dua te me preket aspak…”

INZAGHI SHPERTHEN PAS NDESHJES: “Te tjerat blejne dhe ne jemi favoritet? Nuk dua te me preket aspak…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar ne sekondat e fundit ndaj Lecces, por ka qene nje ndeshje e merituar plotesisht nga Interi edhe pse gjerat rrodhen keshtu.

Gjithessi, direkt pas perfundimit te ndeshjes, per mikrofonat e Sky Sport ka folur Simone Inzaghi qe ka pasur nje shperthim perpara mediave.

Cfare ishte ai vrapim te goli ne minuten e 94 drejt skuadres?

“Ishte nje fitore e kerkuar, me zemer. Kemi besuar deri ne fund fare. Dhe eshte gjeja me pozitive e gjithe nates se sotme sepse ne kemi luajtur mire per 30 minuta vetem”.

“Me pas jemi nervozuar nga shume faktore dhe sidomos nga ajo qe ndodhi me Lautaron ne pjesen e pare”.

“Duhet te analizojme dhe te kuptojme se pse e cuan veten per te fituar ne minuten e 95 nje ndeshje si kjo sot”.

Shume ndryshime te rendesishme: a eshte kjo diferenca e madhe e Interit ne krahasim me sezonin e shkuar?

“Kam shume zgjedhje nga pankina. Ata qe jane futur kane bere shume mire, po ashtu edhe ata qe kane luajtur qe ne fillim”.

“Ne fund kemi luajtur me pak nga sa duhej. Mund te shenonim me pare sepse duhet ta mbyllnim kete ndeshje me pare”.

Dumfries deciziv. Per sa i perket lojtareve te krahut, do e mbash gjithmone nje me sulmues dhe nje me mbrojtes?

“Jo, kisha disa dyshime sot. Por pastaj mendova se Dumfries mund te ndihmonte me shume gjate ndeshjes ne vazhdim nderssa Gosens dhe Darmian kane bere mire para se te kishin nje renie pak”.

“Edhe Bastoni duhet te rritet ne gjendjen e tij fizike, por si te gjithe. Ka pasur disa probleme me rikthimet ne pozicion sot”.

Si ka mundesi qe fiton shpesh ne minuten e 90?

“E dime shume mire se ndeshjet mund te vendosen edhe ne minutat finale. Keshtu qe eshte normale te presesh nje gol kur skuadrat jane te lodhura”.

“Sot e kemi mbyllur me nje 4-2-4… Kur ke fatin te fusesh ne zone Lukaku dhe Dzeko, per kundershtaret eshte e veshtire”.

Mungon nje mbrojtes: cfare karakteristikash po kerkon?

“Me jep kenaqesi t’ju degjoj por nuk qesh… Nuk me vjen per te qeshur per kete argument: skuadrat e tjera blejne cdo dite, ne perfundojme ne gazeta vetem sepse sheshim dhe pastaj per ju jemi ne favoritet”.

“Skuadra duhet te ngelet kjo qe eshte. Nuk duhet te largohet asnjeri”.

Po cfare eshte ky? Nje mesazh per pronaret? Ke sinjale qe nuk do te ndodhe keshtu?

“Absolutisht jo, kete po e thoni ju. Skuadra eshte kjo, na mungon vetem nje qendermbrojtes ne vend te Ranocchias dhe klubi po provon qe ta marre”.

Ju duhej nje clirim emocional?

“Jo, por duhet te fitonim sepse ne jemi nje skuader e rritur. Jemi nervozuar kot, pa shkak te faulli i Lautaros e qe aty nuk e morem me veten. Jane imazhe qe ndodhin por nuk duhet te kete polemika te kota”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.