Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

477 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi zbulon: “Do te tregohem super i sinqerte: nese ne fillim te sezonit do me kishin thene firmos per…”

Inzaghi zbulon: “Do te tregohem super i sinqerte: nese ne fillim te sezonit do me kishin thene firmos per…”
Inter Club Staff

Dje ne San Siro ka perfunduar 3-2 ndaj Napolit, por Interi ka bere nje fitore te cmuar per klasifikimin e saj dhe Simone Inzaghi eshte pare i kenaqur pas ndeshjes.

Pasi ka folur per DAZN menjehere i nxehte, Inzaghi eshte ndalur edhe ne konferencen per shtyp qe eshte tradite tashme

“Napoli eshte nje skuader e madhe. Ne kete moment e ka merituar plotesisht qe te jete ne krye te klasifikimit.”

Sa besim pas kesaj fitoreje?

“Kemi bere nje ore shume te mire futbolli. Pas 3-1 kemi marre golin e dyte te nje top i gabuar ne dalje te gjysmefushes sone.”

“Aty erdhi nje eurogol i Mertens. Napoli eshte nje skuader shume e forte. Kemi vuajtur me shume nga sa duhet ne dhjete minutat e fundit por kemi bere nje ndeshje mjaft entuziazmuese.”

Nje Inter me shume pragmatike pervec se eshte edhe e bukur?

“Per mua eshte me shume nje Inter i bukur se sa nje Inter pragmatik. Eshte nje skuader qe ka bere shume shume mire deri me tani.”

“Kemi pasur ndonje barazim me shume nga sa duhet te kishim, por ndaj Milan dhe Napoli kemi bere dy ndeshje te shkelqyera.”

“Me 28 pike ne nje kampionat tjeter ose je i pari, ose je i dyti vetem nje pike larg vendit te pare. Kjo eshte merite e Milanit dhe Napolit qe kane fituar kaq shume pike.”

“Une i pergezoj djemte e mi, sepse ne e kemi stermerituar kete fitore sot.”

A e prisje te ishe ne kete pike te sezonit ketu ku je dhe cfare mungon akoma per Interin tend ideal?

“Mendoj se 28 pike pas 13 ndeshjesh dhe shtate pike pas kater ndeshjesh ne Champions League une do te kisha firmosur me sy mbyllur ne fillim te sezonit.”

“Pastaj kam pare djemte te sterviten ne nje menyre dhe me nje dedikim te pabesueshem dhe e them me bindje qe mbase duhet te kishim ndonje pike me shume edhe ne kampionat por edhe ne Champions.”

Kemi pare nje perqafim te madh me Ranocchian. A ka dicka me shume?

“Jam shume i lumtur per Andrean sepse ka bere perseri nje ndeshje te madhe. E ka bere edhe me Udinesen dicka te tille.”

“Une i perqafoj te gjithe ama. Kolarov, D’Ambrosio, Sensi… Ne kete moment kemi lojtare te medhenj qe po luajne me mire dhe meritojne dicka me shume por tranjeri ben disa zgjedhje.”

“Urimi im eshte qe ti kem te gjithe ne dispozicion, e dime shume mire se Sanchez dhe De Vrij jane shume te cmuar per neve.”

“Nderkohe Dzeko ka shtate penj ne koke tani pas asaj perplasje. Ishte nje aksion ai qe u demtua Dzeko qe per mua duhet te ishte pare me kujdes.”

“Dzeko kishte nje te care ne koke. Correa nderkohe doli nga fusha me nje demtim te lehte. Barella gjithashtu. Bastoni ka nje problem ne shpatull. Pra, nuk kemi nje situate ideale nga ky aspekt.”

“Por e dime se jane ndeshje intensive dhe neser do te vleresojme cdo lojtar sipas rastit.”

Nese Dzeko do ta kishe pasur gati per 90 minuta, do e hidhje Correa titullar?

“Nuk e di. Dzeko e dija qe nuk ishte ne maksimumin e tij por me ka dhene nje disponibilitet te madh.”

“Me shume mundesi do e kisha hedhur ne fushe 10 minuta me vone, por pash qe Correa po prekte pulpen dhe Dzeko me tha qe ishte gati te futej.”

“Correa e dija qe kunder Napolit qe ka nje mbrojtje shume te organzuar do te bente shume mire ndermjet linjave.”

“Nuk me duket se deri me ketu gjykimi per Correan eshte i keq. Ai ka pesuar nje demtim ndaj Bolognes qe e ka bere te humbase tre-kater ndeshje te rendesishme.”

Milan dhe Napoli ne pak kohe. Te cila nga dy skuadrat Inter duhet te perqendrohej me shume?

“Une kam pare dy skuadra te medha perballe. Tani nuk e them dot se kush ishte me e mire se tjetra. Sipas meje, keto dy skuadra kane takuar nje Inter te madh sepse si me njeren dhe si me tjetren, ne kemi bere dy ndeshje te shkelqyera.”

“Por mendoj se ndaj Napolit kemi bere edhe me mire ne fushen e lojes per sa i perket aspektit te mbajtjes se topit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.