Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,136 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish agjenti i Adrianos: “Ronaldo e tradhetoi ate. Kam frike se…”

Ish agjenti i Adrianos: “Ronaldo e tradhetoi ate. Kam frike se…”
Inter Club Staff

Gilmar Rinaldi, ish agjenti i Adrianos flet per te shume i shqetesuar, sidomos per te ardhmen e Perandorit: “Kam frike per jeten e tij – ka thene ai per Gazzetta dello Sport. Adriano ka nevoje per nje psikolog.” Ish agjenti jep alarmin se e ardhmja e Adrianos eshte ne rrezik, sepse ai ka rene ne nje depresion te thelle. U be nje vit qe nuk luan me asnje ekip, dhe se fundemi eshte refuzuar nga Internacional, sepse deshtoi tek testet mjekesore.

“Mua nuk me intereson e ardhmja e tij si futbollist, por jam i shqetesuar per Adrianon si njeri – thote ai. Vdekja e babait, probleme me alkolin, jeta e nates dhe vendi ne te cilin ai ka lindur, te gjitha keto gjera e cuan Adrianon ne kete rruge. Per mua ai eshte si nje femje, dhe shqetesimi im i vetem eshte jeta e tij, jo karriera e tij. A kam frike nese mund te vrase veten? Nuk e di, them vetem qe jam shume i shqetesuar per te dhe se ka nevoje per nje specialist.”

Rinaldi ne fund ka vene gishtin kunder Ronaldos, i cili sipas tij ka tradhetuar shokun e tij te vjeter duke e mashtruar: “Ronaldo vendosi ta mare te Corinthias, edhe pse une i thashe qe ai nuk eshte gati per nje eksperience te tille perpara nje presioni aq te madh. Ne ate epoke, si ai, si Corinthias e Ronaldo me premtuan qe do ta conin tek nje psikolog. Ndersa sot, ku jane premtimet e tyre? Po Ronaldo ku eshte i cili premtoi qe do i qendronte afer? E kane lene vetem ne meshire te fatit…” – perfundon Gilmar Rinaldi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.