Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-arbitri i njohur nuk i beson syve: “Ju mbase nuk e kuptoni, por ajo qe ka bere arbitri i Inter-Juve eshte…”

Ish-arbitri i njohur nuk i beson syve: “Ju mbase nuk e kuptoni, por ajo qe ka bere arbitri i Inter-Juve eshte…”
Inter Club Staff

Luca Marelli, ish-arbitri i njohur dhe komentator aktual i DAZN, ka dashur te flase perseri sot per gabimet arbitrale te ndodhura ne dy javet e fundit.

Ai eshte ndalur per Il Corriere dello Sport, ku eshte shprehur si me poshte: “VAR duhet te jete ne ndihme te futbollit.”

“Jo vetem ne ndihme te arbitrave, por edhe ne ndihme te skuadrave” nenvizon ai. “Ky eshte qellimi kryesor i VAR”.

Marelli, po per ju VAR mund te permiresoje futbollin?

“Une kam qene pro VAR qe ne momentin e pare. Per mua eshte natyrale evolucioni teknologjik. Jam nje i apasionuar i madh i sportit amerikan dhe kjo eshte dicka pozitive.”

“Teknologjia nuk eshte armiku por miku i arbitrave. Madje mund te shtohet edhe mundesia qe tranjeret te kerkojne qe te sfidojne vendimin e arbitrit dhe te kerkojne qe ata ta shohin rastin ne VAR. Natyrisht kjo eshte deshire e imja.”

Raporti ndermjet arbitrit dhe VAR duket se nuk eshte i njejte. Kemi shume raste te ngjashme por me perfundim te ndryshem: shiko Inter-Juve dhe me pas Empoli-Inter.

“E dini se si une e mendoj per Inter-Juventus: per mua ai nuk eshte VAR, ishte nje kontakt pa asnje impakt ne loje. Si cdo kontakt tjeter. Ai nuk eshte kurre penallti. VAR eshte VAR, nuk eshte moviole.”

Problem jane keshtu vershellimat e shpeshta ne zone?

“Po, por Rocchi qe eshte kryetari i arbitrave tani nuk mund te beje mrekulli. Vime nga dy kampionatem e 187 penallti dhe 150 penallti. Do te duhen muaj, e mbase edhe vite, per te ndryshuar dicka.”

“Jemi kampionati me me shume penallti ne absolut. Kete sezon jemi te 47 penalltite. Ne Ligue 1 jane dhene 34 me nje jave me shume loje.”

Diferenca ndermjet Inter-Juve dhe Empoli-Inter?

“Ju mbase nuk e kuptoni, por ajo qe ka bere arbitri i Inter-Juve eshte nje gabim i paster per mua. Nuk duhet te shkonte ta shikonte fare pasi ka bere ate gjest.”

“VAR nuk kishte lidhje aty. E njejta gje edhe ne Empoli-Inter. Ajo ishte menyra e duhur per tu perballur me ate situate. Aty mbyllet cdo gje.”

“Nese japim penallti cdo kontakt ne zone, cfare na mbetet? Kontaktet per penallti jane te tjera e jo ato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.