Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-drejtuesi i rendesishem zikalter Paolillo zbulon: “Conte? Vertete besoni se nuk e kishte llogaritur gjithcka? Ai…”

Ish-drejtuesi i rendesishem zikalter Paolillo zbulon: “Conte? Vertete besoni se nuk e kishte llogaritur gjithcka? Ai…”
Inter Club Staff

Ernesto Paolillo, ish-drejtues i rendesishem i Interit, ka komentuar per TMW Radio, gjate emisionit Maracana momentin e Interit dhe shperthimin e Contes.

Cili eshte leximi juaj ne shperthimin qe pati Conte, doktor?

“Kam mbetur edhe une shume keq, sepse ka momente perplasje gjithmone, por secili duhet ti mbaje brenda klubit ato skena dhe jo te dale ne ate menyre.”

“Une kam pyetur veten shume se pse, duke pare se Conte eshte shume inteligjent dhe e di qe mund te kete pasoja.”

“Por ka qene dicka e llogaritur deri ne detaje nga ai. Jam i mendimit qe prapa ndodhet ndonje skuader tjeter qe ai pelqen te transferohet.”

“Ndryshe nuk gjej dot arsye per te justifikuar ate qe beri. Fjale te tilla te lene shenje per nje kohe te gjate.”

Mendoni se i ka mbyllur perfundimisht mardheniet me Interin?

“Jo, sepse une e vleresoj shume Conten, por do doja te ndodhte nje perballje direkte me tranjerin dhe vete nuk do i komentoja keto gjera ne media. Pikerisht per te mos bere gabimin e Contes.”

Dalja e tij ishte me shume kunder presidentit qe eshte larg apo kunder Marottes?

“Mendoj se ka qene me shume nje shperthim drejt drejtuesve se sa drejt pronareve.”

“Ka edhe nje lexim tjeter te kesaj situate. Ka pasur nje polemike edhe me pare per blerjet ne merkato, te mos e harrojme.”

“Interi kete vit ka hedhur poshte nje mundesi te madhe per tu shpallur kampion. Mund te luante deri ne fund. Mendoj se dikush ja ka thene kete gje Contes e ai nuk ka duruar dot.”

Po Mourinho, si ja dilte ti menaxhonte keto situata?

“Ishte shume profesional, ka pasur edhe ai momente ku eshte ankuar por ka pasur gjithmone nje menyre shume menaxheriale te berit te gjerave.”

“Telefononte Morattin dhe mua me kerkonte takime bashke me drejtuesit e tjere, sepse kishte gjera per te na thene.”

“E dinim qe ai dinte ta mbronte skuadren ne menyre perfekte nga cdo akuze. Kur Mourinho na komunikoi se do te largohej, nuk foli kurre deri ne fund te Champions League.”

Mendon se raporti Inter-Conte do te perfundoje? Beson te ardhja e Allegrit?

“Mendoj se Conte eshte inteligjent dhe i di shume mire pasojat e asaj qe ka bere.”

“Nese nuk do te largohet ai, dicka te Interi eshte thyer. Eshte kaq shume inteligjent sa e di edhe skuadren mbase ku do te shkoje mbasi te largohet.”

“Eshte e veshtire te mbushesh nje vrime kaq te madhe pas asaj qe ka thene. E drejte qe te largohet nga klubi ai qe ka krijuar kaos. E kemi pare edhe ne koherat e mia me Mancinin. Eshte nje film i pare per mua.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.