Ish-lojtari i Kombetares italiane: “Kampionatin e fiton Juventusi: me e forte se Inter dhe Napoli. Ata do…”
Duke folur per La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i kombetares Italiane, Federico Bernardeschi, ka thene disa fjale qe po komentohen shume sot ne rrjetet sociale ne Itali.
Futbollisti i Torontos, ka folur per luften Scudetto, dhe ka cilesuar Juventusin si me te forte se Inter dhe Napoli bashke.
Keto kane qene fjalet e tij: “Juventusi eshte ne lufte totale per te fituar Scudetton. Ata kane skuadren me te forte te Serie A”.
“Jane me te forte edhe se Napoli qe eshte ne vend te pare, por me te forte edhe se Inter qe e munden pak me pare”.
“Edhe pse Napoli ka nje lojtar teper te pabesueshem si Kvartskheila, per mua Juventusi eshte me e forte”, vazhdon me tej Federico Bernardeschi.
“Juventusi eshte me e forta dhe nje skuader pa demtime, do te dominonte cdo ndeshje nga minuta e pare”.
“Napoli do e kete te veshtire ne fazen e dyte. Ne ndeshjet e fundit kam pare Juventusin e vertete, te blinduar prapa dhe me kualitet perpara”.
“Ne janar do te jete teper e veshtire ti ndalesh dhe ti marresh pike. Inter dhe te tjerat i shoh prapa tyre ne kete moment.