Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-lojtari i njohur eshte i sigurt: “Ja kush do e fitoje kampionatin kete sezon. Ne fund do dale ne pah…”

Ish-lojtari i njohur eshte i sigurt: “Ja kush do e fitoje kampionatin kete sezon. Ne fund do dale ne pah…”
Inter Club Staff

Fabio Galante, ish-lojtari i njohur i Interit, ka dhene nje interviste per Tuttomercatoweb dhe ka komentuar momentin e formes se Interit.

“Ndeshja ndaj Milanit ka qene nje ndeshje e ekuilibruar, mund te kishin shenuar te dy skuadrat. Interit i ka munguar pasimi i fundit.”

“Zikalterit kane pasur edhe situata te tjera por duhet thene se ndeshjet jane dy ne gjysmefinale dhe asgje nuk u vendos te marten.”

“Eshte e vertete qe 0-0 avantazhon pak Milan, por cdo gje eshte e hapur. Te dy skuadrat kane shanse per te kaluar.”

Galante: "L'Inter c'è, resta la candidata numero uno per lo scudetto. Lautaro? Tornerà a fare gol"

Inter nuk shenon prej 400 minutash?

“Pak kohe me pare thashe se Dzeko ishte blerja me e drejte dhe e goditur pas Lukakut. Ne fakt, qe prej atehere, boshnjaku ka bere nje mal me gola deciziv.”

“Veshtiresia tani ne mendjen time eshte te momenti jo brilant. Interi ka lojtare shume me kualitet perpara, do ja dale.”

Po Lautaro?

“Kam pasur fatin te luaj me sulmues shume te forte dhe ata kane pasur periudha 4-5 ndeshje pa shenuar gola.”

“Nga nje moment ne tjetrin do te zhbllokohet dhe do te kthehet te golat. Ai ka gjithcka per te bere mire.”

Scudetton kush do ta fitoje?

“Inter do e fitoje, jam i bindur per kete. Por kam nje kusht. Nese fiton me Bolognen ne ndeshje ne prapambetur, do e fitoje.”

“Kam lexuar kritika edhe per Inzaghin, por jane pa kuptim. Ne cdo rast ai e mbajti Interin ne nivele te larta edhe pas largimit te Lukaku, Eriksen apo Hakimi. Nuk ishte e thjeshte.”

“Prandaj per mua mbetet Interi kandidati kryesor per te fituar titullin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.