Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,637 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-lojtari i njohur italian snobon totalisht Interin: “Lufta Scudetto? Vetem dy skuadra jane favorite: e para eshte…”

Ish-lojtari i njohur italian snobon totalisht Interin: “Lufta Scudetto? Vetem dy skuadra jane favorite: e para eshte…”
Inter Club Staff

Kush do te jete skuadra favorite per kampionatin e ardhshem? Me sa duket, kjo eshte nje pyetje qe do te shtrohet shume ne kete vere.

Pikerisht kesaj pyetje ka tentuar ti pergjigjet edhe Marco Tardelli, nje ish-lojtar shume i njohur i Kombetares Italiane por edhe i Serie A.

Ai ka folur per Sky Sport Italia diten e djeshme por kesaj radhe ka snobuar hapur Interin per kampionati e ardhshem.

Sipas Tardellit, Inter eshte jashte gares per titull ne kete sezon dhe titulli do te ndahet mes dy skuadrave te tjera.

“Per mendimin tim, perpara te gjitha skuadrave eshte Milan sepse ka fituar Scudetton dhe eshte nje skuader qe eshte gati te perforcohet edhe me shume”.

“Pastaj shoh Juventusin, qe eshte pak prapa por mund te jete surpriza e madhe e Scudettos nese ben disa rregullime”.

“Nese ata marrin lojtaret e duhur per pozicionet e duhura dhe rekuperon te demtuarit, mund te behen skuadra qe do te luftoje me Milanin”.

“Nese kjo gje ndodh, atehere e mendoj kampionatin e ardhshem nje lufte pikerisht ndermjet Milan dhe Juventusit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.