Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

322 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Isla ka zgjedhur: Juve dhe Inter duhet te bien dakord. Deri tani…

Isla ka zgjedhur: Juve dhe Inter duhet te bien dakord. Deri tani…
Xhorxh Gellci

Sipas asaj qe ka zbuluar Corriere dello Sport, duket sikur Isla po i vendos presion Juventusit, sepse ka vendosur qe te bashkohet me Interin. Frika e tij ka qene se do gjendej edhe nje vit tjeter jashte projektit bardhezi, ndersa deshira e tij eshte qe te ringrihet pas nje sezoni te veshtire.

Tani, kileni eshte me pushime, por me celularin qe e mban gjithmone prane, ne pritje te lajmeve, per nje marreveshjeje te mundshme dhe transferimin e tij tek Interi. Shpresa e tij eshte qe gjithcka te zhbllokohet para 10 korrikut qe te mund te niset me Mazzarrin ne Pinzolo. Kjo eshte thjesht deshira e tij, sigurisht qe duhet te bien dakord Inter dhe Juventus dhe distanca mes paleve eshte akoma e madhe. Dhe nga Juventus ka ardhur nje mesazh i qarte: per transferim ne huazim nuk behet fjale.

Ne fillim, ideja nga kampi i Interit ishte pikerisht kjo, por eshte shuar menjhere. Juve merr ne konsiderate vetem shitjen e gjysmes te lojtarit, per te cilen eshte ne pronesi, dhe e ka vendosur cmimin: 7.5 milion euro. Te pakten per kete faze, Interi nuk ka ndermend te kaloje shumen 5 – 5,5 milion, e cila eshte e njejte me ate te vendosur per Bastan (se bashku me gjysmen e Faraonit).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.