Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

930 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Isla, oferta e fundit. 6 milion per gjysmen, nese refuzon…

Isla, oferta e fundit. 6 milion per gjysmen, nese refuzon…
Xhorxh Gellci

Jemi ne fund. Interi do te beje levizjen e rradhes per te permbushur pritshmerite e Juventus dhe pret qe edhe klubi torinez te beje te njejten. Moratti ka leshuar nje ultimatum drejt Agnellit: ose me jepni Isla per 6 milion (gjysma tjeter do te ngelet tek Udinese) ose mirupafshim dhe faleminderit.

Interi nuk ka ndermend te shkoje pertej 6 milionshit. Nuk do te kete lojtare ne shkembim: kerkesa e Juves per Bardin eshte refuzuar menjehere, ashtu si ato per talente te tjera nga skuadrat e te rinjve zikalter. Pra, vetem para cash per kilenin, i cili deshiron Interin me cdo kusht dhe eshte shume i gatshem te riniset nga zero pas nje viti te dobet (ashtu si Inter).

Shoqeria zikalter e di qe Juventus nuk ka shume fuqi kontraktuale mbi Islan, pas nje sezoni kaq zhgenjyes, te kaluar me shume ne pankine sesa ne fushe. Nje vit i hedhur poshte, mund te thuahet, ku demtimi ne gju e ka kushtezuar dukshem rendimentin e Isla. Por kjo eshte nje e dhene qe ka rendesi ne kontraten e shitjes, sepse ne kete menyre cmimi bie.

“Gjate javes do te kete nje takim mes drejtorit te zones teknike Marco Branca dhe Juventus per te kerkuar nje pike te perbashket, do te flitet vetem per para dhe jo per lojtare ne shkembim per te shkuar drejt Torinos. Marreveshja mund te arrihet, por do te duhet diplomaci prej te dy paleve por me 99% mundesi do te flitet per Euro dhe jo per Talente.” – konfirmon Gazzetta dello Sport.

Alternativa? Emra ka (Basta mbi te gjithe), por eshte Isla i preferuar i Mazzarrit dhe deri tani gjithcka shkon ne drejtim te kilenit. Per te, tekniku i San Vincenzo ka gati nje plan rekuperimi te personalizuar per muskujt e tij, qe shpreson ti rekuperoje ne nivelet me te larta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags