Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,135 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Isla, vjen momenti. Conte nuk kundershton me, tani eshte ne merkato.

Isla, vjen momenti. Conte nuk kundershton me, tani eshte ne merkato.
Xhorxh Gellci

Ndoshta eshte lumturia pas 4 golave te shenuar kunder Lazios ne Superkupe pas nje faze pregatitore te dobet. Ndoshta eshte rekuperimi i Simone Pepe (jashte me shume se nje vit). Por tani eshte nje fakt: Mauricio Isla eshte shume prane lamtumires. Dhe Interi eshte destinacioni mese i mundshem.

Sic informon Gazzetta dello Sport, ne fakt, tani Antonio Conte ka hequr veton e tij, dhe nuk kundershton me shitjen e kilenit, prej muajsh i lidhur me zikalterit. Mazzarrit i sherben shume ish-lojtari i Udinese, pavaresisht sinjaleve te mira te ardhura nga Jonathan dhe ardhjes ne huazim te Wallace. Duhet Isla, sepse ka eksperience, pavaresisht moshes te re, dhe sepse di se si luhet me sistemin e Mazzarrit. Pa llogaritur qe mund te mbuloje edhe rolin e te brendshmit ne mesfushe.

Marotta eshte gati te firmose shitjen perpara nje shume prej 6,9 milion euro, e njejta shifer qe eshte rene dakord nje muaj me pare per gjysmen qe i perket Juventusit. Para qe do te sherbejne per te provuar perseri per Zuniga. Juventus nuk i ka humbur shpresat per te bindur Napolin qe te leje te largohet kolumbianin.” – tregon Gazzetta dello Sport.

Pra, shtysa ka ardhur, dhe duke i shtuar fjalet e agjentit, i cili shprehte hapur se Isla deshiron Interin, kuptohet se palet jane vertet afer. Isla eshte nje hap larg Interit aq te deshiruar!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.