Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,264 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ital-Inter: ja te gjithe emrat e mundshem. Verrati nuk eshte i pamundur…

Inter Club Staff

Revolucion Italian. Sipas Tuttosport, Suning ka gjetur pergjigjen e pyetjes se perse Interi nuk ka qene keto vite nje skuader fituese: mungon nje perberje italiane ne skuader, gje qe skuadrat e tjera e kane. 

Shembujt per tu ndjekur, gjithmone sipas te perditshmes torineze, jane ato te Juves dhe Milanit. Sipas tyre, Jindong Zhang dhe njerezit e tij kane hapur syte menjehere qe per kete merkato, dhe deshirojne te mbushin organiken zikalter me shume lojtare italiane.

“Marco Verrati mbetet nje enderr e ndaluar. Por jo edhe aq shume, sepse mundsite financiare te Suning jane te pashtershme dhe ne momentin e pare qe zikalterit nuk do te jene te detyruar nga FPF, zikalterit do te cmenden totalisht ne merkato. Vlera e kartonit te lojtarit nuk e frikeson aspak shoqerine kineze: me e veshtire eshte per ta te bindin Verratin te largohet nga Parisi, se sa PSG te cilet jane te gatshem ta paguajne aq sa deshirojne ata. Ndersa nje emer tjeter eshte Federico Bernardaschi i cili ka parakaluar edhe Domenico Berardin ne listen e Suning. E kjo jo vetem prej prezences se Juventusit tek i dyti, por per shkak te aftesive mjaft te mira te tij. Ka te beje edhe me nje zgjedhje teknike: me moshe te barabarte, lojtari viola te jep me shume besim. Por te dy lojtaret pelqehen shume nga klubi zikalter. Ndersa nje nivel me poshte jane emrat e Acerbi, Darmian dhe Criscito. Mbrojtesi i qendres se Sassuolos eshte nje objektiv lehtesisht i kapshem per Interin, por Pioli ka nevoje per njerez teper atletike ne mbrojtje si Criscito dhe Darmian, te dy lojtare krahu qe nuk mund te luajne ne qender, por Interi repartin me te dobet ate ka, mbrojtesat e krahut. Behuni gati, nje Ital-Inter do te nderohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.