Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2020

Scroll to top

Top

665 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ivan Perisic, agjenti i tij zbulon: “Ja biseda e tij me Conten perpara se te largohej: i tha se kishte marre vendimin per te ikur.”

Ivan Perisic, agjenti i tij zbulon: “Ja biseda e tij me Conten perpara se te largohej: i tha se kishte marre vendimin per te ikur.”
Inter Club Staff

“Perisic eshte shume, shume i lumtur. Bayern Munich eshte nje nga klubet me te mira te mundshme.”

“Ivan eshte shume i lumtur me gjithcka. Edhe Interi u tregua fantastike me djaloshin dhe kjo eshte dicka e mire.”

“Nje rikthim tek Interi? Kurre mos thuaj kurre ne futboll. Por kesaj gjeje nuk i pergjigjem dot, sepse nuk e di cfare do te ndodhe.”

“Largimi ka qene miqesore, gjithcka ne rregull” – kete ka thene fillimisht agjenti i lojtarit, Frane Jurcevic, i cili ne te njejten kohe eshte edhe shoku i ngushte i Ivanit te Tmerrshem ne nje interviste te gjate per Sportske ku flet edhe per biseden e lojtarit me Conten perpara se te largohej.

Prokuratori ka mbyllur kete tratative bashke me avokatin Tomislav Kasalo dhe Nenad Jestrovic dhe ka treguar per reagimin e Contes ne momentin e lajmit per largimin e tij: “Ai ishte shume i surprizuar kur Ivan i eshte afruar Contes dhe i ka thene: Mister, une e kam marre vendimin. Do te largohem. Conte mbeti i habitur nga ky vendim.”

“Doni ta dini cfare ka ndodhur fiks? Pasi Perisic kishte lexuar ne media lajmin qe qarkullonte se Conte i kishte thene atij se nuk ben me pjese ne planet e Interit, atehere Conte i eshte afruar nje moment ne stervitje kur ai ishte vetem dhe i ka thene se ishte shume i nevrikosur me ata gazetare qe kishin shkruar ato gjera dhe qe ato gjera ishin idiotesira.”

Asgje nuk ishte e sakte. E ne fund Conte i ka thene Perisic: “Ivan, vazhdo te punosh fort dhe kaq. Ti je nje lojtar i mrekullueshem, te shikoj ne pozicionin e sulmuesit dhe nuk ke asnje motiv per tu shqetesuar.”

Pavarsisht sigurise qe Conte i kishte dhene atij ama, zgjedhja e Ivan Perisic per tu transferuar tek Bayern Munich ka qene e menjehershme.

“Ardhja e nje telefonate nga Bayern ka ndryshuar gjithcka per te thene te verteten. – tregon Jurcevic – Kur erdhi oferta e Bayern, natyrisht Ivan ishte i interesuar, por eshte e vertete se ne fillim menduam se ishte nje oferte perfundimtare dhe jo nje huazim.”

“Fakti qe behej fjale per nje huazim ishte nje problem. Kemi kaluar nje nate bashke dhe ne fund vendosem. Ivani me tha: ‘Une jam nje luftetar, besoj tek vetja ime, do shkoj tek Bayern sepse e di qe ky eshte hapi i duhur per karrieren time’.”

“Ishte momenti, tani do te luaje ne pozicionin e tij. Keto jane faktet qe e kane bere te pranoje oferten e tyre.”

Gjithesesi, Perisic nuk e ka aspak vendin titullar te garantuar tek Bayern pavarsisht mardhenies shume te mire me tranjerin Niko Kovac: “Kjo eshte e sigurte – tregon Jurcevic -. Edhe pse besoj se jam 100% i sigurt se ata e kane blere Perisic per te fituar Champions League, nje objektiv qe ata duan te arrijne kete sezon.”

“Ivan eshte i destinuar per futbollin e madh. Ne Bundeslige luhet me hapur, fiks per karakteristikat e tij. Do te shihni qe do te shpertheje.”

“Ai eshte pikerisht ajo qe ka nevoje Bayern. Ne kemi folur gjate me ta dhe Bayern na ka bindur. Ai ka besim tek vetja dhe tek klubi i ri. Do te rilindje edhe njehere ne Bundeslige. Jemi optimist se Bayern do te shpallet kampione bote kete sezon sepse heren e fundit qe e ka bere, ka pasur nje kroat ne fushe: Mario Mandzukic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.