Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ivan Perisic, cfare prapaskene: “I zhgenjyer nga Bayern, u rikthye ne Milano dhe kerkoi takim me Conten. I tha qe…”

Ivan Perisic, cfare prapaskene: “I zhgenjyer nga Bayern, u rikthye ne Milano dhe kerkoi takim me Conten. I tha qe…”
Inter Club Staff

Eshte Ivan Perisic njeriu i momentit ne shtepine Inter. Lojtari i krahut kroat po vazhdon ti habise te gjithe me paraqitjet e tij te medha ne fushen e lojes.

Nderkohe, Calciomercato.com ka dashur te tregoje nje prapaskene ne lidhje me rikthimin e tij ne Appiano Gentile pas aventures pak te kendshme.

“Gjerat kane filluar te marrin komplet nje rrjedhe tjeter kur lojtari u kthye nga huazimi te Bayern shume i zhgenjyer nga ata.”

“Gjermanet i kishin premtuar se do te mbanin por ne fund vendosen te tradhetonin besimin e tij duke e kthyer perseri ne Milano pas Tripletes.”

“Paradoksalisht, qe nga ai moment, pikerisht nga zhgenjimi i marre, ka pasur nje shkendije te forte ne koken e kroatit.”

“Ne ate pike, sapo Perisic ka ardhur ne Appiano ka kerkuar menjehere te flase me Conten per tu treguar shume i qarte me te.”

“Ai i ka thene tranjerit italian se do te bente gjithcka cfare duhej per tu rikthyer nje faktor te ky Inter. Ai ka dhene disponueshmeri maksimale per te luajtur ne rolin qe tranjeri donte dhe per te bere me perpikmeri detyrat e tij.”

“Kjo disponueshmeri ka kaluar direkt te faktet, sepse Perisic ka filluar te luaje me perkushtim te madh, edhe pse ne fillim gabonte shume.”

“Ju desh disa muaj deri sa te arrinte nje pike ku ai konsiderohej me pas si titullari i vertete i krahut te majte. Sot ja tek jemi, me nje Perisic qe ben me se miri lojtarin e krahut te majte me nje skeme 3-5-2.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.