Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ivan Perisic provon te beje Eto’o-ne e Tripletes. Te dielen kunder Juventusit…

Ivan Perisic provon te beje Eto’o-ne e Tripletes. Te dielen kunder Juventusit…
Inter Club Staff

Ivan Persic eshte me siguri nje faktor teper i rendesishem i ketij Interi ose me sakte nje nder me te rendesishmit.

Ivan i fundit te ndeshjes me Lazios ishte nje version i Samuel Eto’o. Si kamerunezi ne ndeshjet kyce te Tripletes, edhe kroati i cili sot ka mbushur 28 vjec po kompletohet si nje lojtar i kudondodhur ne krahun e tij. Ne 4-2-3-1 ne 2010 me te cilin u fitua gjithcka, Mou bindi Eto’o te behej edhe mbrojtes krahu. Samuel e kuptoi nevojen dhe per te miren e skuadres i la Militos lavdine e golave. Per Perisic, kjo sakrifice eshte me pak traumatike – ai kurre nuk ka qene nje sumues i paster – por me siguri eshte dicka e rendesishme. Edhe pse pas shpatullave ka Ansaldin, hallka e dobet e Interit te Piolit.

Te dielen ne Stadium, ne ato ane mund te jete Cuadrado i cili duhet anulluar per te mundur Juventusin – gje e cila ndodhi ne ndeshjen e kaluar pikerisht me golin e kroatit -. Pas kartonit te kuq te Mirandes ne Kupe, me zevendesimin e Ansaldit dhe kalimin ne 3-4-1-1, Pioli i kerkoi Perisic te bente praktikisht ‘trenin’ e krahut te majte, duke mare topin nga mbrojtja e duke shkuar deri ne sulm e Ivan u pergjigj i gatshem duke zhvilluar nje nga finalet e ndeshjeve me te mira ne nivel personal te ketij sezoni: vrapime, nderhyrje, dyluftime, por pa hequr dore edhe nga detyrat sulmuese ku u nis disa here si i cmendur, duke dhene krose e assist madje (per golin e Brozovic) por si gjithmone, edhe gjuajte, qe kesaj radhe nuk arriten te ndaleshin ne rrjete. Ndaj Juventusit, ai do te jete nje nder lojtaret me te rendesishem dhe Interistat presin shume nga ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.