Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inventari i gabimeve te arbitrave kunder Interit. 14 tregime per te menduar…

Inventari i gabimeve te arbitrave kunder Interit. 14 tregime per te menduar…
Xhorxh Gellci

Eshte bere e zakonshme ne kete periudhe te behen dossier, nje nga ato fjale qe i injorohet kuptimi, dhe pastaj e shikon ta perdorin te gjithe ne te njejtin rast: te zbulojne gabimet e te tjereve. Tema eshte e njejte: dossier Inter, dossier Gazzetta (ata qe shkruajten “Inter Zero Tituli), dossier arbitrash e keshtu me rrahde. Tema eshte e njejte gjithmone, te mbledhin gafat e bera nga arbitrat e paarritshem italiane ne kete faze te pare ne dem te Interit. E kemi bere edhe ne, por preferojme ta quajme ne nje menyre tjeter, me origjinale, nje inventar te gabimeve qe skuadres te Mazzarrit i eshte dashur te pesoje dhe qe i kane prishur shume pune ne 19 ndeshjet e para. Detyre jo shume e thjeshte, por ja ketu me rradhe:

Java 2, Catania-Inter 0-3, arbiter: Damato
Palacio drejtohet drejt zones dhe Spolli e rrezon me nje nderhyrje shume te rende me kemben lart. Po te lexonim rregulloren, ishte lojtari i rregullt dhe loja shume e dhunshme, nuk do kishte dyshim per karton te kuq. Por Spolli ja hedh paq me nje karton te verdhe…
Penalltia e pare e mos-dhene: Alvarez i Catanias rrezon Palacion vetem perballe portierit. Penallti e paster, por jo per Damaton. Spolli shpeton akoma ne minuten 17, kur hyn ne menyre te keqe mbi Guarin. Per Damato eshte vetem goditje kendi, Spolli e perfundon ndeshjen ne fushe kur meritonte dy te kuq. Per fat te mire, Interi fitoi dhe raporti Spolli-Damato mund te vazhdoje lumturisht.

Java 3, Inter-Juventus 1-1, arbiter: Orsato.
Mungon nje karton i kuq per Lichtsteiner, i cili kishte nje te verdhe, per nje faull te rende mbi Taider. Rastesisht, ne fund te pjeses te pare, Conte e zevendeson. Duke falenderuar Orsaton.

Java 6, Cagliari-Inter 1-1, arbiter: Rocchi.
Alvaro Pereira shenon me loje te ndaluar, pasi eshte vershellyer nje faull ne sulm per Belfodil. Por nuk ekziston asnje parregullsi nga argjentinasi.

Java 7, Inter-Roma 0-3, arbiter Tagliavento (Oh noooo).
Rruga e hapur per Romen qe me nje penallti te marre jashte zones te rreptesise nga nje Pereira i zgjuar, qe ben faull taktik por e ben jashte zones. Por nuk i kishte bere llogarite me Tagliaventon. Replay sqaron shume qarte qe Gervihno nuk kishte hyre aspak ne zone, prandaj nuk ishte penallti. Asistenti i portes provon t’ja tregoje Tagliaventos, por ai nuk ndryshon mendim. Pak me vone, Totti i tregon berrylin Cambiassos, por Tagliavento dy hapa larg, shijon skenen e krijuar nga kapiteni verdhekuq.

Java 8, Torino-Inter 3-3: arbiter Doveri.
Asnje medyshje per te perjashtuar Handanovic nga fusha pas vetem 5 minutash, dhe me pas injorohen 2 penallti per 2 minuta per Interin: me pare Pasquale terheq Rolandon 3 milimetra larg syve te Doverit. Pak minuta me vone. D’Ambrosio, xheloz per shokun e tij, ben te njejtin veprim me Taider. Gjithsesi, per Doverin eshte e veshtire te vershelleje penallti.

Java 10, Atalanta-Inter 1-1, arbiter: Rizzoli.
Ne fillim te pjeses te dyte Yepes terheq Samuel qe bie, nuk akordohet asgje. 15 minuta nga fundi, Stendardo shtyn Icardin qe bie. Si ishte leit-motivi? Ah po: arbitra, kur jeni ne dyshim, vazhdoni lojen. Por kur ne mes eshte Interi, as mos dyshoni fare.

Java 12, Inter-Livorno 2-0, arbiter: Peruzzo.
Ne fund te pjeses te pare te lojes, Rodrigo Palacio, ne zonen e rreptesise, ndalohet Andrea Luci me nje pengim gjigantesk. Peruzzos nuk i pelqen termi “pengim”, prandaj lejon lojen te vazhdoje. As arbitri ne porta nuk e ndihmon, i cili eshte djali i Pairetto, nje nga arbitrat me te perfshire ne Calciopoli. Me nje baba aq te zotin, si mund te mos arbitroje edhe i biri?

Java 14, Inter-Sampdoria 1-1, arbiter: Russo.
Pas vetem 10 minutash Alvarez prek topin me krah. Argjentinasi eshte pothuajse i sulmuar nga kundershtari, megjithate Russo ka frike mos fillon ndonje relate e rrezikshme mes te dyve dhe i jep karton te verdhe Alvarez per t’i thene te kete kujdes. Ne minuten 47, Eder, qe sapo kishte marre kartonin e verdhe, luan bashketboll me topin, por Russo nuk e nxjerr kartonin e dyte. Ne minuten 21, perseri Costa i Sampdorias, i cili kishte karton te verdhe, tregon aftesite e tija ne volejboll dhe ndalon aksionin me dore. Russo e mbyll ndeshjen me dy kartona te kuq te padhene…

Java 15, Inter-Parma 3-3, arbiter: Valeri.
Ne fillim te pjeses te dyte, Ricky Alvarez perfundon ne toke pas nje kontakti te dyshimte me Acquah. Ganezi i vendos duart mbi shpinen e interistit dhe duket edhe nje kontakt i dyshimte me gju. Episod i dyshimte, Valeri nuk fajesohet.

Java 16, Napoli-Inter 3-1, arbiter Tagliavento.
Pas 15 minutash, Palacio mbahet dukshem nga mbrapa nga Reveillere, por kartoni i verdhe nuk perdoret. Kartoni nuk del nga xhepi kur Inler ben faull taktik te dukshem mbi Jonathan. Pasi Tagliavento lejon avantazhin, “harron” te jape karton te verdhe per zviceranin. Pas 10 minutash, Inler merr karton te verdhe, dhe do te ishte i kuq nese me pare… me pare… ah, kush e mban mend, ka kaluar kaq shume kohe…

Napoli kalon ne avantazh ne fund te pjeses te pare, pasi Albiol e merr topin me dore por s’ka problem, pastaj Palacio rrezohet pas nje kontakti me Maggio, por per te pakuptueshmin Tagliavento eshte faull i zikalterit. Ketu duket qe arbitri ka taent, sepse shikon pas realitetit. Por ndihmohet edhe nga asistente shume te zote, sepse Giallatini krijon dimensione paralele: Taider rrezohet ne rast te paster goli nga Callejon. Sipas rregullores do te ishte penallti dhe karton i kuq, por Giallatini udheton shume me mendje dhe krijon nje offside te Taider qe eshte thjesht imagjinate, sepse topi pasohet nga Inler…

Por ne pjesen e dyte, Tagliavento mendon se ka ardhur koha per OSCAR si aktor protagonist. Zgjedh Alvarez si viktimen e tij. Argjentinasi prek pa dashje Mertens, i cili nuk ben asgje per te mos u rrezuar. Tagliavento nxjerr te verdhe per Ricky Maravillen. Oscarin e fiton pak para 30 minuteshit te pjeses te dyte: pasim i Inler, Alvarez mundohet te heqe krahun duke e vendosur mbrapa shpines (jemi ne mesfushe sa per informacion) por topi kap gjithsesi ne dore. Karton i kuq. Dhe fituesi eshte ai, i vetmi… Tagliavento!

Java 17, Inter-Milan 1-0, arbiter: Mazzoleni.
Eleganti Muntari duhej te kishte marre karton te verdhe pas 3 sekondash per nje faull nga mbrapa kunder Guarin; Mazzoleni, qe ka fjetur pak gjate javes, i thote thjesht te ruaje qetesine. Per karton te verdhe nuk behet fjale…

Nje pjese e pare shume e keqe nga te dyja skuadrat po perfundon, por 5 minuta nga fundi: Palacio rrezohet ne zone nga Zabata. Abbiati ndoshta mendon nga cila ane te hidhet per penalltine, por Mazzoleni, ben shenje te vazhdohet. Pikerisht ne fund, paqesori Muntari vendos te marre me vete kaviljen e Jonathan, por treshja e arbitrave eshte ne gjume, prandaj nuk jepet as faull. Ndersa Muntari pasuron koleksionin e tij…

Java 18, Lazio-Inter 1-0 – arbiter: Damato.
Episod i ralle ne minuten 20 te pjeses te pare: goditje kendi per Interin dhe ne zone behet nje faull i dyfishte i pandeshkuar. Aktoret: Andre Dias mbi Rolando dhe Biava mbi Ranocchian. Te dy jane kaq evidente, sa nje penallti e dhene dhe e gabuar, duhej t’i jepej nje shans i dyte. Por Damato nuk shikon, Celi mbyll syte. Ecim perpara, sepse me mire keshtu, ndeshja eshte aq e bukur. Gjate pjeses te pare, Dias shkakton 4.354 faulla, por Damato nuk e shikon te arsyeshme te ndaloje spektaklin…

Kupa e Italise – Udinese-Inter 1-0, arbiter: Calvarese.
Edhe te merkure ne mbremje, arbitrat ja dalin te japin spektakel. Edhe Calvarese perserit sukesin e shokeve. Korner nga e djathta per Interin, Domizzi rrezon Diego Militon duke ju varur dukshem pasi kishte humbur kohen. Milito ngrihet dhe proteston. Por ndeshja vazhdon, natyrisht, pa asnje penallti.
Ne pjesen e dyte ndryshohet specialitet. Korner per Interin, Widmer provon kontrollin me gjoks, por eshte i ri, dhe topi i rreshket, prandaj e rregullon pak me dore. Megjithate eshte i ri, po ja falim…

Java 19, Inter-Chievo 1-1, arbiter: Tommasi.
Kete here, episodet simpatike ndahen nga nje per pjese. Ne minuten 14 te pjeses te pare, me rezultatin 1-1, Jonathan gjuan ne porte, por Nagatomo shtyn topin ne rrjete. Japonezi eshte dukshem mbrapa vijes te offside-t, por asistenti deshiron te behet protagonist, duke ngritur flamurin. E pabesueshme…
Ne minuten e 94 te pjeses te dyte, top ne zone per Ruben Botta. Cesar, i lodhur nga festat e fundvitit, vendos ta rrezoje duke e goditur. Kete here, arbitri vendos bilbilin ne goje dhe… vershellen fundin e takimit..

Ky ishte iventari jone i mrekullueshem. Dhe per te thene dicka: asnje, e perseritim, asnje episod ne favor te Interit. Gjithashtu, penalizime ne cdo ndeshje te madhe: Juventus, Roma, Milan dhe Napoli. Rastesi? Fat i keq? Eh…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.