Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,657 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Ja 20 gjerat, te pa publikuara, qe ka bere Zhang Jindong ne vetem nje vit tek Interi.”

“Ja 20 gjerat, te pa publikuara, qe ka bere Zhang Jindong ne vetem nje vit tek Interi.”
Inter Club Staff

Fabrizio Biasin, gazetari i Libero i ka dedikuar nje artikull ne kendin e tij “Sensi i Golit” Interit dhe Zhang Jindong, pronari i Suning qe perpara dy ditesh sapo ka mbushur 54 vjec.

Ne kete artikull jane treguar 20 gjera qe numri nje i Interit ka bere ne klub ne vetem nje vit tek Interi. E shumica e gjerave, nuk jane publikuar ose njihen shume pak nga publiku i gjere. Le te fillojme me tregimin e tyre:

1) Ka investuar 270 milione euro per blerjen e 68,55% te aksioneve te Interit.

2) Ka mare persiper pagesen e rreth 310 milione euro borxhe qe ka pasur klubi te mbartura nder vite.

3) Ka financuar me 180 milione euro shlyerjen e borxhit qe kishte dhene Thohir ne drejtim te Interit (131,6 milione plus interesat).

4) Ka shpenzuar 125 milione euro per dy sesione merkatosh te improvizuara ne nje periudhe te shkurter kohore: eshte blere Candreva per 25 milione euro, Gabigol 30 milione euro, Joao Mario 45 milione dhe Gagliardini 25 milione.

5) Ka hapur dyqanin e pare zyrtar te Interit ne Nanjing, Kine. Aty transmetohen edhe te gjitha ndeshjet e Interit ku tifozet zikalter atje mund ti shohin liven deshjet e ores 12:30 dhe 15:00.

6) Ka lancuar aplikacioni ne ri “Suning Sports” ne iTunes kinez per te shperndare lajmet me te fundit nga bota Inter per tifozet zikalter ne Kine.

7) Ka ideuar dhe vene ne jete idene per prezantimin e lojtareve vetem online pa asnje gazetar prezent sic shpesh ndodh. Ne kete menyre te gjithe kane qene te detyruar te ndjekin prezantimin e Gagliardinit vetem nepermjet faqes zyrtare te Interit, nje menyre per te rritur fansat ne rrjetet sociale.

8) Ka vendosur qe te transmetohet Inter Channel ne Kine nepermjet PPTV (platforma televizive ne pronesi te Suning qe ne Kine ka te drejten ekskluzive te transmetimit edhe te Premier League dhe La Liga).

9) Ka blere te drejtat e emrit ne qendrat sportive te Interit “La Pinetina” dhe “Interello” duke i quajtur “Suning Training Centre in memory of Angelo Moratti dhe “Suning Training Centre in memory of GiacintoFacchetti”.

10) Ka rinovuar dhe permiresuar te gjithe strukturen ekzistuese te stervitjes.

11) Ka sponsorizuar veshjet e stervijtes dhe ka futur sponsor Suning e cila do i paguaje Interit per kater vitet ne vazhdim plot 15 milione euro (me perpara ka qene Pirelli e cila nuk paguante asgje per bluzen e stervitjes).

12) Ka arritur te rinovoje marreveshjet me nje rritje te perfitimit monetar me sponsorat zyrtare si: Deutsche Bank, Kimbo, Frecciarossa, Cavit, Technogym, Radio Italia dhe Lete.

13) Ka arritur te nenshkruaje nje marreveshje te re me gjashte sponsora te rinj:  Infiniti (automobila), Prozis (industria ushqimore), Keylog (sherbime pastrimi), Locauto (makina me qira), Manpower (burime njerezore), Expert (shitje produktesh elektronike).

14) Ka arritur te vendose nje parnership me Swm Motors. Modeli i makines X7 i Swm Motors eshte “Official Car of F.C. Internazionale Milano for the area of Greater China.”

15) Ka nenshkruar nje marreveshje me “TLC Corporation”, nje prej prodhuesve me te medhenj te televizoreve ne bote: do te krijohet nje linje ekskluzivisht per Interin dhe do te kete nje bashkepunim publicitar.

16) Ka zhvilluar me shume projektin “Inter Academy”: jane hapur qendra te reja ne Argjentine (Cordoba), Japoni (Tokyo), Kine (Pekin, Nanjing dhe Shanhai).

17) Ka arritur nje marreveshje me Dhomen e Tregetise Italiane per te bere shkembime ekonomike ndermjet dy shteteve e per te hapur mundesi te reja per biznes. Gjithashtu ne kete marreveshje parashikohet bashkepunimi me pese kompani te medha Italiane.

18) Eshte ftuar ne Verona nga perqfaqesuesit e Italian Trade Commision dhe ka nisur nje bashkepunim me “Vinitaly”. Ne te njejten kohe eshte arritur marreveshja edhe me prodhuesin me te madh te pijeve alkolike ne Kine Guijing per te shitur ne Kine vere speciale me marken Inter.

19) Ka kerkuar dhe i eshte plotesuar deshira per tu luajtur Derby i Milanos ne oren 12:30 te shtunen (koha e prime-time ne Kine) per te kapur keshtu nje publik potencial prej 600 milione spektatoresh ne bote (do te behej keshtu derby i Milanos me i ndjekur ndonjehere).

20) Ka nisur nje projekt per rikonstruktimin e San Siros dhe ka gati nje alternative komplet zikalter nese Milani terhiqet: ideja eshte qe ne kete rast stadiumi te behej ekskluzivisht i F.C. Internazionale Milano. Po pret vetem sinjale nga komuna per te kuptuar se ne cilin drejtim duhet shkuar.

Te gjitha keto vetem nje 365 dite. Por a e dini sa fjale ka thene Mr. Zhang nderkohe qe bente gjithe keto gjera? Vetem dy: “Fozza Inda”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.