Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 17, 2018

Scroll to top

Top

895 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja arsyeja se pse Zanettti, Materazzi, Cambiasso & CO u sterviten sot me skuadren e pare

Ja arsyeja se pse Zanettti, Materazzi, Cambiasso & CO u sterviten sot me skuadren e pare
Inter Club Staff

Ishte nje stervitje speciale, e vecante dhe qe rralle here do te hasim nje te dyte ajo e zhvilluar sot ne Appiano Gentile.

Nje tifoz i thjeshte do ket qene duke bere ‘scroll’ ne Instagram, Facebook apo Twitter kur do te kete mbetur i shtangur teksa ka pare Icardin te stervitet me Zanettin, Rafinhen me Cambiasson apo Perisic me Materazzin.

Ne pamje te pare mund te duken foto te perpunuara nga nje mjeshter ne photoshop, por nuk eshte aspak keshtu.

Sot stervitja e skuadres se pare te Interit eshte zhviluar sebashku me legjendat e klubit.

Pse? Arsyen po e zbulojme duke perkthyer komunikaten e klubit:

Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor

MILANO – Nje stervitje speciale ne urdherat e Luciano Spallettit per 22 legjendat e Inter Forever qe do te nisin per pak dite turin “Inter Forever goes to England”, nje here e pare absolute per legjendat zikalter qe jane stervitur me skuadren e pare sot.

Programi i Inter Forever parashikon nje ndeshje me Chelsea Legends per ndeshjen “In Memory Of Ray Wilkins” dhe ndaj Norwich City Legends, ne qytetin Norfolk.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Ne mengjes, keshtu, ne qendren sportive ne Appiano Gentile ata e kane nisur me skuadren e pare stervitjen ne palester, per te kaluar me pas me ‘zgjimin’ e muskujve, torello dhe mbajtjen e topit ne fushe.

Keto jane 22 lojtaret e Inter Forever qe do te udhetojne drejt Anglise pas pak ditesh:

•    Toldo 1
•    Bergomi 2
•    J. Zanetti  4
•    Djorkaeff 6
•    Bianchi 7
•    Berti 8
•    Crespo 9
•    Klinsmann 11
•    Frey 12
•    Kharja 14
•    Dacourt 15
•    G. Baresi 18
•    Cambiasso 19
•    Karagkounis 21
•    Materazzi 23
•    Silvestre 24
•    Samuel 25
•    Chivu 26
•    Dabo 27
•    Suazo 29
•    Colonnese 33
•    M. Paganin  36

 

Sa shume nostalgji per tifozet e Interit sot, teksa kane pare Zanettin dhe legjendat e tjera te klubit te sterviteshin me ‘femijet’ e tyre si Icardi apo Skriniar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.