Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,043 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Ja cfare ka bere Icardi ne fillim te gushtit dhe qe e nxjerr ate totalisht bllof ne padine kunder Interit.”

“Ja cfare ka bere Icardi ne fillim te gushtit dhe qe e nxjerr ate totalisht bllof ne padine kunder Interit.”
Inter Club Staff

Interi me siguri qe nuk do te qendroje ne vend teksa shikon ish-kapitenin e saj qe e hedh ne gjyq me nje padi deri diku edhe qesharake. 

Ashtu si tashme do e keni lexuar, Mauro Icardi ka marre ne pune avokatin Di Carlo ne ditet e kaluara per te hedhur Interin ne gjyq dhe tashme ndermjet lojtarit dhe klubi ekzistion nje atmosfere teper e keqe.

Por sipas asaj qe ka shkruar sot Gazzetta dello Sport, ne fakt, klubi zikalter ka nje mbrojtje shume te mire ne perballjen me sulmuesin argjentinas qe me sa duket do e komplikoje shume situaten e Mauro Icardit.

Ja cfare ka shkruar sot e perditshmja italiane ne faqet e saj: “Zikalterit kane vendosur qe Mauro Icardi te perjashtohet nga plani i skuadres ne fillim te korrikut dhe ashtu si eshte perseritur gjithmone nga klubi, nuk eshte shkelur ne asnje moment kontrata kolektive.”

“Per Interin sot akuzat e argjentinasit nuk kane asnje baze dhe jane totalisht te pambeshtetura ne fakte.”

“Gazzetta zbulon se ne gusht ka qene pikerisht Mauro Icardi ai qe nuk ka preferuar te udhetoje me skuadren ne turneun aziatik dhe jo e kunderta.”

“Ai keshtu ka refuzuar te stervitet me shoket dhe ka bere me koken e tij duke u stervitur i vetem ne palester pa asnje shkak dhe pa motive te justifikuara.”

“Shpesh here argjentinasi madje nuk eshte perjashtuar as nga stervitjet taktike: pastaj per kete eshte gjithmone Conte ai qe vendos se kush do te marre pjese dhe kush jo dhe nuk ekziston asnje kontrate qe detyron tranjerin ta beje kete.”

“Prandaj cdo gje eshte bere “brenda limiteve”, ashtu si eshte shprehur Marotta dhe Antonio Conte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.