Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

630 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ja goditja “alla Kante” qe po enderron Interi: me te sa shume opsione per Conten ne fushe

Ja goditja “alla Kante” qe po enderron Interi: me te sa shume opsione per Conten ne fushe
Inter Club Staff

Sandro Tonali eshte emri i forte per mesfushen e Interit per sa i perket sezonit te ardhshem.

Te rejat e fundit e japin si shume te mundshem kalimin tek zikalterit te mesfushorit te ri te Brescias dhe keto zera po behen cdo di te e me shume te shpeshte.

Kjo ka ardhur si pasoje e presingut te vazhdueshem qe po ben klubi zikalter me ne krye Marotten.

Gjithcka po behet normalisht qe te mundet edhe konkurenca e Juventusit qe per lojtarin eshte shume e forte.

Nje profil ky i Tonalit qe i ka gjetur te gjithe ne Appiano ne nje mendje: ja vlen te investohet patjeter tek ai.

Per talent, per moshe, per kosto, per prespektive por edhe per shumllojshmeri zgjidhjesh taktike ne fushen e lojes.

Kjo sepse Tonali eshte shume me shume se sa nje ‘zevendesues’ i Brozovic.

Ai ne Milano do te vinte si nje mesfushor ne gjendje qe te mbuloje te gjithe rolet e mesfushes.

Edhe pse roli i tij i preferuar eshte ai perpara mbrojtjes ku mund te beje pa problem ‘play’, eshte e vertete gjithashtu se ai ne fillim te karrieres luante si ‘mezzala’ ne nje mesfushe me tre por edhe qendror ne nje mesfushe me dy.

Kjo gje, do i jepte mundesi Contes ta perdorte ate per shembull nese ndryshohet moduli ne nje 3-4-1-2, ku ai do te ishte i gatshem te nxirte ne pah edhe Eriksen duke e ndihmuar jo pak danezin.

“Interi – shkruan gazzetta.it – do te kishte keshtu shume zgjidhje taktike ne fushe e qe do te kishte mundesi ti perdorte ato ne harkun e 90 minutave pa bere asnje zevendesim.”

“Kunder skuadrave muskulare, per shembull, nje mesfushe e perbere nga Barella, Tonali dhe Brozovic do i jepte Interit nje impakt fizik komplet tjeter.”

“Me shume muskuj dhe centimetra, por edhe nje sjellje mbrojtese akoma me te kujdsesshme per Conten.”

“Me Tonalin, Interi do te siguronte keshtu nje mesfushor komplet, te gatshem per te mbuluar cdo pozicion ne mesfushe dhe qe do te iluminonte ne fushe edhe shoket me kthjelltesine e veprimeve te tij.”

“Tonali per Conten do te ishte nje lojtar ‘alla Kante’ dhe do i jepte akoma me shume ekuiliber dhe presion skuadres por pa humbur kualitet dhe mbeshtjetje ndaj sulmuesve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.